6.1 C
Pristina
Monday, March 8, 2021
Home SOCIALE Rikthehen reshjet e borës

Rikthehen reshjet e borës

Prishtina Weather ka njoftuar se ditën e martë në Kosovë do të ketë reshje lokale shiu, që në mbrëmje do të përzihen edhe me borë.

Një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e martë mbi vendin tonë.

Me afrimin e këtij fronti priten riga lokale shiu, e gjatë kalimit të tij, orëve të pasdites priten reshje shiu, e në mbrëmje me rënie të temperaturave reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë. Deri nga mesnata reshjet do të pushojnë.

Ditën e mërkurë ndërkaq do të mbajë mot më i ftohtë, mirëpo i kthjellët, për shkak të shtrirje së fushave anticiklonike që do të sjellin kthjellime.

Nga dita e enjte do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët, ndërsa temperaturat do të fillojnë sërish të rriten, të premten edhe mbi 20C.

“14.04.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët, gjatë ditës edhe me erë. Paradite riga lokale shiu. Pasdite priten reshje shiu. Në mbrëmje më ftohtë, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë. Deri nga mesnata reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 16C, e në vise malore 2C deri 10C. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë nga verilindja 6-17m/s. Indeksi UV: 4.

15.04.2020 – Më ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 13C, e vise malore -5C deri 5C. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV: 6”, shkruhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kisha e Shën Sofisë, mrekullia e panjohur e Shkodrës

NGA DOM ARTUR JAKU“Ndërmjet Dejës e Shatit të Mazrrekut gjenden gërmadhat e një kishe të bukur, me kybe...

Betejat bizantine në trevat e Shqipërisë së sotme

HISTORIA E ANA KOMNENANga Luan Rama/Një nga kronistët më të vjetër të kohës bizantine...

Kumbullat e thata dhe vetitë regjeneruese

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.Sipas disa studimeve shkencore...

Tush Palokaj,Heroi i cili mbrojti Sanxhakun nga hordhitë Çetnike

Xhelil ARIFI___________Është e njohur çika sanxhakase Amina Nurovic,e cila...

Recent Comments