Categories: SOCIALE

Largohet plepi 100vjeçar prapa stadiumit në Mitrovicë, qytetarët ngrisin reagime kundër këtij vendimi(Foto)

Përderisa në vendet e tjera të botës, pemët dhe objektet e vjetra ruhen dhe mbrohen me një fanatizëm të madh , një kompani ndërtimi e cila po kryen disa punime prapa stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë kanë nxjerrë plepin thuajse 100 vjeçar që ndodhej aty ,shkruan InforCulture.Info

Plepi ishte i vjetër ,ndoshta sa gjenerata më e vjetër e mitrovicasve, dhe si i tillë do duhej të trajtohej ndryshe dhe së paku  të kërkohej leje për largimin e tij.

Plepi gjigand ani pse nuk kishte vlerë materiale ,do duhej të konsiderohej si një “symbol kujtese” që i kishte rezistuar kohës .

Gjeneratat e vjetra,por pa dyshim edhe ato të rejat  të qytetit të Mitrovicës e kishin si pikë referuese vendin afër plepit të vjetër,dhe padyshim që secili që ka kaluar së paku një herë nga stadium :Riza Lushta” e mban mend atë.

Plepi  ishte një gjurmë  e gjeneratave të vjetra,dhe plani urbanistik për ndërtim dhe riparim nuk do duhej të përfshinte largimin e tij.

Qytetarë të shumtë kanë ngitur reagime të tye përmes rrjeteve sociale,duke e cilësuar si jo të drejtë largimin e këtij plepi që për secilin kishte një rëndësi të vecantë.

Megjithë reagimet e qytetarëve ,akoma nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar për heqjen e tij, duke ditur se drunjtë dhjetëra apo qindra vjecar trajtohen në mënyrë më të vecantë./InforCulture.info



In For Culture

Recent Posts

Foto e rrallë: Momenti kur Adolf Hitler i shpallë luftë Shteteve të Bashkuara (Foto)

Pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Gjermania ka ndjekur shembullin e tyre duke i shpallur…

8 hours ago

Pesë mitet rreth bombës atomike të Hiroshimas

Nga Gregg Herken “Washington Post” Në 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën…

8 hours ago

Në këto vende të botës, asnjë turist nuk lejohet të shkelë. Arsyet interesante!

Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë. Duket…

9 hours ago

Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”

23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve -Nikolla Jorga: “Populli…

9 hours ago

E vërteta e shtëpisë më të veçuar në botë(Foto)

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet…

9 hours ago

SPATA / SHPATA Qyteti mesjetar i emëruar nga Gjin Bua Shpata !

Shkruan Shqipe Hoxha. Since the Middle Ages, Spata has been inhabited by Arvanites. The town…

10 hours ago