Categories: KËSHILLA

Këto ushqime mund ta zvogëlojnë yndyrën në gjak për 40%

Shkaktarët e kolesterolit janë të shumtë dhe të ndryshëm. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik por edhe stresi.

Kur kolesteroli është i lartë por niveli i triglicerideve është normal, atëherë stresi është përgjegjës për këtë situatë.

Kur niveli i triglicerideve dhe i kolesterolit janë të lartë, atëherë faji i takon sheqernave dhe tiroides.

Nëse kolesteroli është i lartë për shkak të stresit, medikamentet kundër kolesterolit nuk janë efikase dhe sekreti në këtë rast qëndron tek ushqyerja.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:

Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku)

Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl

Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.

Ekspertët, thone se kufizimi i sheqerit por edhe përfshirja e tre ushqimeve të caktuara në regjimin tuaj të përditshëm, mund të ulë kolesterolin deri në 40%.

Një gjysmë mollë e kuqe në ditë
Molla e kuqe ofron antioksidantët më të mirë. Ajo është gjithashtu e pasur me fibër, flavonoidë dhe ushqyes të tjerë.

Frutat në përgjithësi kanë një ndikim të fortë tek njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i triglicerideve dhe shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë.

Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni vetëm një gjysmë molle të kuqe në ditë kundër kolesterolit.

Gjysme filxhani me copa panxhari
Fibra tek panxhari është e domosdoshme për mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe shëndetit të zemrës, pavarësisht nivelit të triglicerideve.

Panxhari përmban shumë fibër dhe ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë zemrën, mëlçinë dhe trurin.

1 Karrotë mesatare
Karrotat janë të shkëlqyera për zemrën dhe për sistemin tretës.

Ato janë të pasura me fibër, beta karoten, antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Karrota e përmasave mesatare përputhet më së miri me gjysmën e mollës dhe copat e panxharit duke ofruar kurën ideale me tre përbërës kundë kolesterolit të lartë

In For Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

1 day ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

1 day ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

1 day ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

1 day ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

1 day ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

1 day ago