McDonald’s, Coca-Cola, Audi dhe Volkswagen janë vetëm disa nga konglomeratët e korporatave që po interpretojnë “distancimin shoqëror” me dizajnimin e logos së tyre.
McDonald në Brazil ndau harqet e arta.
Termi është bërë i njohur kohët e fundit për shkak të përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Një billboard i Coca-Cola në Times Square po promovon “Distancimin Social” në mes të shpërthimit të coronavirusit.
Distanca sociale do të thotë të qëndrosh dy metra larg nga të tjerët në përpjekje për të ulur rrezikun e kontraktimit të sëmundjes.
Audi krijoi një logon në distancë për llogaritë e saj në mediat sociale.
Mesazhet dhe logot e krijuara për të promovuar distancimin shoqëror kanë pro dhe kundër, sipas dy ekspertëve në fushën e projektimit.
Volkswagen ndau V dhe W.
“Situata jonë aktuale globale nuk është shaka. Është çështje serioze”, ka thënë Douglas Sellers, drejtori ekzekutiv krijues për firmën Siegel + Gale për CNN Business.
Reklama e Nike u postua në dhjetëra llogari të mediave sociale të lojtarëve të saj.
“Dhe markat që dizajnojnë logot në distancë kanë potencialin të zvogëlojnë ashpërsinë e asaj që po kalojmë”, ka thënë Sellers.