NASA ka caktuar fondet për një raketë bërthamore e cila mund të shkurtojë kohën e udhëtimit në Mars nga shtatë muaj, në vetëm 45 ditë.

Kjo raketë mund të përdoret për të transportuar si njerëzit ashtu edhe mallra nëpër Sistemin Diellor duke reduktuar ndjeshëm rreziqet kryesore që lidhen me udhëtimin ndërplanetar, siç është ekspozimi ndaj rrezatimit.

NASA do ndihmojë në financimin e kësaj rakete përmes një sërë grantesh të cilat synojnë financimin e projekteve me rrezik të lartë dhe shpërblim të lartë, në mënyrë që të arrijnë të përmirësojnë kushtet e realizimit të misioneve hapësinorë për dekadat që do të vinë./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here