Me vdekjen e aktores Leze Qena i gjithë komuniteti artistik kosovar ka shprehur ngushëllimet për të, duke treguar gati secili një përvojë personale që kishte me vet aktoren,shkruan InforCulture.info

Ndër ta është edhe aktori Naser Rafuna ,i cili njëherit ishte edhe producent i serialit “Cka ka shpija” ,projekt ky i cili ishte i fundit në të cilin luajti aktorja Leze Qena.

Në statusin e tij në facebook na lë të kuptojmë shumë gjëra rreth jetës personale të aktores.Rafuna tregon se sa e hareshme ishte Lezja dhe sa raport të ngushtë kishte me të. Ai madje thotë se mes tyre nuk ka pasur sekrete dhe gjithçka i tregonte atij.

“Djali jem, m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt”- ishin fjalët që aktorja Leze Qena i’a kishte thënë aktorit Naser Rafuna.

Këto fjalë sikur Lezja ka treguar që nuk ka burim tjetër financiar për mbijetesë ,dhe se nuk kishte ndonjë përkujdesje institucionale ndaj saj ,gjë me të cilën tashmë thuajse jemi mësuar.

Shteti dhe institucionet Kulturore në vend nuk i japin artistëve vendin e merituar dhe një gjë e tillë nuk ndodhi vetëm me Lezen ,por edhe me shumë artistë që i dhanë shumë artit kosovar.

Më poshtë e shihni të plotë rrëfimin e aktorit për bisedën e fundit me Leze Qenën ,dhe fjalët e saj që kanë prekur aktorin./InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here