Categories: KULTURË

Leze Qena , thesar i çmuar i historisë së artit kosovar

Nuk është e rastësishme që vdekja e aktores Leze Qena ka prekur e pikëlluar të gjithë  ata që së paku një herë kanë pasur mundësi të takojnë atë personalisht. Edhe ata që nuk patën fatin ta takojnë, padyshim që kanë pasur një simpati e dashuri për aktoren që me paraqitjet e saj reflektonte mirësinë e urtësinë që fshihej pas karakterit të saj,shkruan InforCulture.info.

Leze Qena lindi në Prizren me 1 Mars 1935,  shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë.

Aktorja më pas filloi edhe karrierën si aktore, ku takoi edhe bashkëshortin e saj, aktorin Xhevat Qena, me të cilin kaloi shumë vite bashkë.

Për shumë vite me radhë ,Leze Qena ka qenë prezente në shumë shfaqje teatrale të Kosovës,duke fituar kështu dashurinë e simpatinë e publikut mbarëshqiptar.

Ajo njihet për shumë role në shfaqje, filma e seri të shumta televizive shqiptare, si “Po e zëm, po e zën”, “I ikuri (Fidani)”, “Qesh e ngjesh”, e “Të gjithë me ne ndër të tjera”, në të cilat është shfaqur që nga vitet 1070.

Leze Qena që nga viti 2000 ishte e pranishme edhe në ekranet shqiptare me disa projekte si “Mahmutovit e Rexhepovit” , “Familja Moderne” , dhe së fundmi me serialin vendor” Çka ka shpija”.

Qena ishte aktore që me aktrimin e saj dhe rolet unike u bë e pëlqyeshme dhe e dashur si për gjeneratat e vjetra ashtu edhe për të rejat.

Për disa vite me radhë atë e pamë si gjyshja e familjes moderne ,ku u mishëruam me aktrimin e saj, karakterin e saj gjithmonë gazmor ,shakatë e gjithcka tjetër që ajo e bënte në mënyrën më të mirë.

Ani pse “Familja Moderne” më nuk po gjirohej ,ajo nuk rreshti asnjëherë së qenuri e pranishme tek publiku me karaktere tjera në teatrin Kosovar dhe nëpër ekrane televizive.

Pas disa vitesh ajo prapë na erdhi ashtu sic ishim mësuar ta shohim ,me rolin e një gjysheje gazmore në serialin “Çka ka shpija” .

Ky serial i dha asaj një mundësi shumë të mirë që të tregonte  atë që dinte të bënte më së miri, të aktronte e të na bënte të qeshnim të gjithëve.

Ky serial njëherit do mbetet si kujtimi i fundit që kemi për aktoren e dashur Leze Qena edhe pse ndoshta do donim ta kujtonim me role shumë më të mëdha , me një hapësirë e vend të merituar që do duhej t`ia jepte shteti.

Si në artiste që i dha shumë artit kosovar , do duhej të kishte vazhdimisht oferta për projekte dhe të mos lihej e neglizhuar dhe më e keqja pa të ardhura.

Ashtu siç edhe e ka theksuar drejtuesi i projektit “Cka ka shpija” ,aktorja Qena si duket jetonte me rrogën nga ky projekt.

Sidoqoftë skenat nga ky serial do mbeten gjithmonë skenat e fundit që luajti ajo ,në fundin e jetës së saj.

Leze Qena ka vdekur në mëngjesin e sotëm,25Mars 2020, në QKUK, vetëm pak ditë pasi ka mbushur 85 vjet.

Ajo ishte e shtrirë në spital për rreth 20 ditë pasi vuante nga një problem në pjesën e stomakut ku kishte kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale.

Leze Qena përherë do të mbetet kujtim i pashlyeshëm për skenën e teatrit Kosovar dhe për cdo dashamirës të artit të mirëfilltë./InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

1 day ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

1 day ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

1 day ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

1 day ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

1 day ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

2 days ago