Gjatë një konference për media, në Gjermani, më 2014, një fotoreporter shkrepi disa fotografi nga afër të ministres së asokohshme gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, teksa ajo fliste para gazetarëve. Më vonë, një haker, me nofkën “Starbug”, shkarkoi fotografitë me rezolucion të lartë, zmadhoi duart e von der Leyenit, më pas e bëri një riprodhim aq besnik të gjurmës së gishtit të saj, sa për të hapur pajisje digjitale, si telefonin e mençur mobil të ministres së Mbrojtjes.

Marija Mitroviq Dankulov, shkencëtare në Institutin e Fizikës në Beograd, e rrëfen tregimin për “Starbug”-un, për të theksuar dobësinë e sistemeve moderne të sigurisë, përfshirë gjurmët e gishtërinjve, kodet QR, dhe lejet elektronike.- arenasport_3_muaj_falas%2F%3Futm_source%3DWebsite_alb%26utm_medium%3DAlb_website%26utm_campaign%3DSeptember_campaign%26utm_id%3DAnimated%2Bbanner_300x250

“Aktualisht nuk ekziston ndonjë mjet sigurie që nuk mund të kopjohet”, thotë Dankulov.

Por, fizikania dhe kolegët e saj e kanë gjetur një çelës në natyrë, që ata besojnë se asnjë haker nuk mund ta riprodhojë.

Krahët e fluturave i kanë nja 200,000 luspa të vockla, të renditura si tjegulla çatish. Kushdo që e ka prekur ndonjë flutur apo tenjë do t’i ketë parë këto luspa si “pluhurin” që mbetet në majat e gishtave apo në rroba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here