Categories: SOCIALE

Konfirmohet edhe dy raste të reja me Coronavirus në Kosovë, shkon në 33 numri i të infektuarve

Sot me 22.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar dhjetë (10) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Vrapçiç komuna e Gjilanit, e gjinisë femër me moshë 50 vjeç dhe tjetri me vendbanim nga fshati Domanek komuna e Malishevës i gjinisë mashkull i moshës 53vjeç.

Nga data 08.02.2020 deri me 22.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e tri (33) raste kanë rezultuar pozitive.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 318.981 raste të COVID-19 dhe 13.685 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.054), Italia (53.578), Spanjë (28.572), SHBA (27.151), Gjermani (23.974), Irani (21.638), Francë (14.459), Zvicër (7.225), Mbretëri të Bashkuar (5.018), Holandë (4.204), Austria (3.302), Belgjikë (3.401), Turqi (947), Greqi (530), Slloveni (414), Kroaci (235), Serbi (188), Maqedoni e veriut (115) dhe Shqipëri (89).

Deri me 22 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (4.825), Spanjë (1.753), Francë (562), Mbretëri të Bashkuar (244), Holandë (179), Gjermani (93), Belgjikë (75), Greqi (13), Danimarkë (13), Turqi (21), Austri (16), Luksemburg (8), Poloni (7), Hungari (6), Bullgari (3), Shqipëri (2), Serbi (2), Kroaci (1) Maqedoni e veriut (1) dhe Slloveni (1).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 560 kontakte të rasteve që kanë rezultuar pozitive.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

In For Culture

Recent Posts

Ushqimet që ndalojnë gërhitjen

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e…

15 hours ago

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936 (FOTOT)

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë…

15 hours ago

Si të përmirësoni lidhjen Wi-Fi në shtëpi dhe të keni internet më të shpejtë

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumë njerëz e gjejnë veten duke punuar ose studiuar nga…

16 hours ago

A duhen përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.…

17 hours ago

Daisugi, teknikë e lashtë japoneze e mbjelljes “pemë mbi pemë”

Japonia është një vend intrigues (veçanërisht për një të huaj) që nuk pushon së mahnituri…

17 hours ago

Rigjeneroni flokët tuaj me uthull molle, limon dhe birrë

Flokët mund të dobësohen dhe të fillojnë të bien për shumë arsye, duke filluar nga…

18 hours ago