6.1 C
Pristina
Tuesday, March 9, 2021
Home KURIOZITETE Çfarë do të thotë shpallja e emergjencës së shëndetit publik?

Çfarë do të thotë shpallja e emergjencës së shëndetit publik?

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pas rekomandimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Qeveria është mbështetur në Ligjin nr. 02/L-109 i cili ka të bëjë me parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të ardhur deri tek ky vendim.

Më saktësisht, neni 41 me tre pika kryesore, shpjegon në detaje se çfarë ndodhë pas marrjes së këtij vendimi nga qeveria.

Në gjendje emergjente, shtetit i lejohet të përdorë çdo mjet të mundshëm në luftim të virusit sipas dispozitave dhe

Pika e dytë e nenit 41 thotë se se për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:

a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje;

b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;

c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;

d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse;

Këtu saktësohet sipas pikës a) që do të ndalohet udhëtimi në vendet ku është përhapur epidemia. Në tre qytete vetëm është vendosur karantina, ndërsa pritet të vihet edhe në Llap. Po ashtu sipas pikave tjera pritet të ndalohet qarkullimi në ato pika dhe do të angazhohet në luftimin e kësaj sëmundje.

Për të gjithë të angazhuarit, sipas pikës 3 në po të njëjtin nen, do të ketë kompensim adekuat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Inuitët dhe syzat nga kockat e balenave

Popujt që jetonin në rajonet veriore dhe në klimat me dëborë, të tillë si Inuit, përdorën kocka balene të gdhendura, brirë dhe...

Këto ushqime jua prishin gjumin

Më poshtë gjeni një listë të ushqimeve që nuk duhet të hani para se të flini:1. Mente

Recent Comments