6.1 C
Pristina
Tuesday, January 26, 2021
Home SOCIALE Si kryhet testi për Covid-19

Si kryhet testi për Covid-19

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sugjerojnë që të kontaktoni me mjekun nëse keni simptoma si kollë, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe temperaturë

Sigurisht që të pasurit simptoma jo detyrimisht do të shoqërohet me kryerjen e testit për Covid-19 pasi mjekët mund të konstatojnë që keni ftohje, grip ose ndonjë alergji sezonale.

Në rastet kur mjekët dyshojnë se mund të jeni prekur nga koronavirusi, kryhet testi, që vjen në disa forma.

1) Marrja e një mostre në zonën e hundës ose fytit. Kjo realizohet me mjete të ngjashme me kunjat me pambuk për veshët.

2) Marrja e mostrës në hundë. Kjo metodë përfshin injektimin e një tretësire të kripur në hundë dhe më pas heqjen e saj përmes thithjes nëpërmjet pajisjeve.

3) Një tub i hollë me dritë i quajtur bronkoskop vendoset në gojë dhe mushkëri, ku mblidhet një mostër për analiza.

4) Një test pështyme. Nëse keni një kollë me gëlbazë, mund të kërkohet që pacienti të kollitet dhe të nxjerrë pështymën, e cila përdoret si mostër.

5) Test gjaku. Bëhet fjalë për testin standard të gjakut.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar testin e shpejtë për koronavirusin, që zhvillohet duke marrë mostra nga hunda, fyti dhe mushkëritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sekreti i madh që fshehu ishulli më i largët në botë

Një nga ishujt më të largët të botës, pothuajse 2,000 kilometra nga toka më e afërt, është i mbuluar me akull pothuaj...

E gjeni dot SpongeBob mes gjithë këtyre Minions?

Lojërat e mprehtësisë së shikimit janë gjithmonë zbavitëse. Në këtë foto a arrini të gjeni dot mes një deti minionsh figurën mjaft...

256 TË SHËRUAR DHE 288 RASTE ME COVID-19!

256 TË SHËRUAR DHE 288 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Sa shqiptarë ishin në vitin 1953 sipas dokumenteve të CIA-s

Në publikimin e 13 milion faqeve nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane CIA, flitet edhe për shumë fakte rreth shqiptarëve. Këto dokumente...

Recent Comments