Categories: SOCIALE

Konfirmohen edhe dy raste të reja me Koronavirus në Kosovë

Edhe dy raste të reja janë konfirmuar sot në QKUK.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Komunikata e plotë:

EDHE DY RASTE TË REJA TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!

Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga data 01.02.2020 deri me 14.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 7.326 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 3.328, Vërmicë 2.488, Jarinje 564, Dheu i Bardhë 109, Hani i Elezit 77, Kullë 224, Qafë Morinë 35, Bërnjak 11, Qafë Prush 8, Muçibabë 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

In For Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

4 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

4 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

5 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago