Categories: KULTURË

Çdo të thotë ‘Gjeni’ – cilës gjuhe i përket kjo fjalë?

*Gjeni’ do të thotë dicka një ‘gjë’ e lindur *talent’. E vërteta është se cdo ‘gjë/send’ – është një ‘dalje’ e Re; një i Ri=> Njeri.

‘Gjeni’ – kjo fjalë, ka origjinën më të hërshme në historinë e njeriut, ajo fillon që me krijimin e kësaj bote të njohur si ‘Gēa’ = (Materia) ~ Γαῖα; Gjȃja; gjëja; Dheu, nga ku kemi: Dhe+Dhe = Tokë.

Eshtë e vetmja gjuha shqipe ajo që ende e ruan të pastër kuptimin e kësaj fjale në formën e saj më fillestare, tek gjuha shqipe kemi fjalen tonë *Gjë:

GJË f.

  1. Diçka lëndore e konkrete e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë; diçka e nevojshme për jetesë a që përdoret në jetën e në punën e përditshme; send. Gjërat rreth nesh. Gjë e shtrenjtë (e çmuar). Gjëra të nevojshme. Gjërat ushqimore. Gjëra të thata ushqime të thata. Gjë me vlerë. Prodhon gjëra të mira. I mori të gjitha gjërat me vete. Vë gjërat nëpër vendet e tyre, etj.
    Por edhe: GJË
  2. pakuf.
  3. Diçka, gjësend, ndonjë gjë, ndonjë send (përdoret në fjali pyetëse ose kushtore dhe tregon një send, një dukuri ose një veprim në mënyrë të pacaktuar). A bleu gjë? A ka gjë për të më thënë? Mbeti gjë? Po pe gjë, na thuaj!
  4. Asgjë, kurrgjë, asgjësend, asnjë send (përdoret në fjalitë mohore; edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk foli gjë. S’dëgjova (nuk mora vesh) gjë. S’i mbeti gjë. S’ka gjë në dorë (në vijë). S’ka gjë në thes (në torbë, në trastë). Nuk vuri gjë në gojë. Nuk bën dot gjë. Nuk doli pa gjë mori diçka, nuk mbeti me duar bosh; përfitoi diçka. Kjo s’është gjë fare. S’do të thotë gjë. S’la gjë pa bërë (pa thënë) bëri (tha) gjithçka. Ku ka zë, s’është pa gjë. fj. u.

Prej këtu kemi fjalën shqipe gjëndje = pasuri e gjërave qe kemi grumbulluar ‘tok’ – gjithësej. (gjëndja familjare)

Në gjuhën shqipe (dialekti dassaret – zona e Devollit – Korçë) ende kemi në përdorim fjalën ‘Gjene = Përsëri – (rilindje) ri-gjene/rim.
Dhe më tej vlen të përmendim fjalën shqipe *gjėni gjej, ti gjen, ai gjen, ne ata/ato gjejmë, ju gjeni ..

Ky ështe gjeniu, një gjë ( një gjȃ, gjȃllese) i cili gjen (shpik) një gjë të rë, e lind prej genit, gjëenë nga as/gjëja. nga e para …
Në fjalorin e gjuhës së lashtë shqipe midis qindra e qindra kuptimeve te shumta të fjalës gjej, gjejme edhe këte përkufizim:

Gjej = > Zbuloj diçka pas kërkimesh e studimesh të veçanta; bëj një zbulim; shpik. Gjetën naftë (mineral). Gjej një mënyrë (metodë) të re prodhimi. E gjetën burimin e lumit. Gjej të vërtetën.
Ky është Gjeniu i cili Gjen/ Zbulon/ Shpik/ një Gjë ..

E vërtetuar na vjen edhe gjetja e mbretit GENT mbret i botess iliro shqiptare i cili zbuloi edhe lulen e alpeve lartësive tona lulen me të cilën mjekonte plagët e ushtarëve të tij dhe shërimi ishte mjaft efikas dhe i shpejtë, kjo lule sot mban emrin e tij ‘Gent’ nga ku kemi ‘Gentamicinën’ – një nga barnat më të njohura në mjekësi.

Aleksander Hasanas
Korce me: 2/9/20

In For Culture

Recent Posts

Ballit Kombëtar: ”Deklarata e juaj mbi Ballistët, nuk i ka hije një historiani, i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta,..”

Balli Kombëtar drejtuar Fan Nolit  Letra e hapur e Ballit Kombëtar drejtuar Fan Nolit, Gazeta…

7 hours ago

Ceremonia e vitit 1928, si u shpall mbret Ahmet Zogu

TIRANË- “Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë…

8 hours ago

Shëron kollën, ky është shurupi natyral me katër përbërës që mund ta përgatisni edhe në kushte shtëpie

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë…

8 hours ago

Kur kandidatët për deputetë premtonin ujë, drita e rrugë, historia e panjohur e fushatës elektorale të 1921-it

Publikohet historia e panjohur të zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare që u mbajtën në…

8 hours ago

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë…

8 hours ago

Ushqimet që mund ti konsumoni edhe pas skadencës

Koha të gëzoheni, sepse sot ju kemi sjell një listë të ushqimeve të cilat mund…

9 hours ago