6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KULTURË Një jetë kushtuar etnokulturës, Prof. Dr. Mark Tirta

Një jetë kushtuar etnokulturës, Prof. Dr. Mark Tirta

Etnolog, lindur në Orosh të Mirditës më 21 maj 1935 ; mbaron universitetin në Tiranë për histori – gjuhësi më 1961.
Në vitet 1955 – 1957 dhe 1961 – 1967 ka qenë arsimtar në Mirditë : më tepër drejtor shkolle e inspektor arsimi për rrethin.

Nga viti 1961 e në vazhdim, krahas punës në arsim, merret dukshëm me kërkime në fushë të etnokulturës : mbledhje materiali etnografik e folklorik ; zbulon e përshkruan qendra të reja arkeologjike të Arbrit Mesjetar, po kështu dhe kulturë ilire – romake ; ngriti një muze në Rrëshen (1967) ; mbledh toponime, antroponime, fjalë të rralla.

Botoi shkrime të ndryshme, po dhe dorëzoi objekte e shkrime në arkiva në Tiranë.Si rrjedhojë e kësaj pune kërkimore, më 1968 e emërojnë etnolog profesionist, në Institutin e Histori – Gjuhësisë, dega e etnologjisë, Universiteti i Tiranës (tani : Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave, Tiranë), punë që vazhdon ta kryejë edhe në ditë të sotme.Kualifikimin e tij pasuniversitar e ka bërë në fushë të etnologjisë. Ka mbrojtur disertacionin me një temë nga etnologjia e ka fituar gradën « Kandidat i Shkencave » më 1978 ; është bërë « Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor » më 1983 ; ka fituar gradën « Doktor i Shkencave » më 1989. Ka marrë titullin “Prof. Dr.”më 1994.
Ka shkruar rreth 300 punime shkencore e kulturore në fushë të etnologjisë shqiptare e më tej, kryesisht nga temat: mitologji e besime, migrime të Shqiptarëve, por është marrë dhe me temat: familja, arti popullor, e drejta kanunore, jeta sociale e fshatarësisë, veshjet popullore, toponimet në vështrim etnologjik, probleme të zhvillimit krahinor e etnik të Shqiptarëve, histori e etnologjisë e njerëz të shquar, kritikë e bibliografi. Jo pak punime të këtij etnologu janë botuar në gjuhë të huaja, madje dhe në disa revista e periodikë shkencorë në botën e jashtme. Ky etnolog ka marrë pjesë me kumtesa: në sesione shkencore, në simpoziume, në konferenca, në kongrese shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, brenda vendit e në botën e jashtme, në rreth 90 raste.

Ka bashkëpunuar në bërje të veprave madhore si: “Qytetërimi Ballkanik” – nën kujdesin e UNESKO –s; po kështu në “Atlasi i vendeve danubiane”, – drejtuar nga Instituti i Studimeve për Eur, J. L. në Vjenë; në botimet madhore të Shqipërisë: ka bashkëpunuar në: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, “Veshjet popullore shqiptare”, “E drejta kanunore shqiptare” e me rradhë. Prej vitesh jep lëndët e etnologjisë në Universitetin e Tiranës.
Jep lëndën “Etnologjia e E. J. L. dhe e Mesdheut” në Universitetin e Prishtinës. Ka udhëhequr të rinjtë, si mentor, në marrje të gradave shkencore master e dr. I shkencave.

Veprat e tij kryesore janë: “Migrime të Shqiptarëve” (1999), “Veshjet popullore shqiptare” (me bashkëautorë), V.I (1999), V.II (2001), “Etnologjia e Përgjithshme” (2001), “Etnologjia e Shqiptarëve” (2003), “Mitologjia ndër Shqiptarë” (2004).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zenobia “padronia flokëzezë e shkretëtirës siriane”, gruaja që krijoi një perandori të fuqishme

Ngjyra e lëkurës së saj ishte e zeshkët, dhëmbët i kishte të bardhë si margaritarë, sytë të zinj dhe me shkëlqim. Ishte...

Kryengritja Arbërore 1432-1436 ishte një seri konfliktesh mes Arbërve dhe Perandorisë Osmane

Kryengritja Arbërore 1432-1436 ishte një seri konfliktesh mes Arbërve dhe Perandorisë Osmane. Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore Arbërve në fillim...

Atikë: Dasma shqiptare

"ALBANESEN, 1871"   “Hapi i parë në likuidimin e një populli është t’i fshini kujtesën. Shkatërrojini librat, kulturën e historinë...

Kush ishte “Popeye” i jetës reale?Personazhi nga i cili u krijua filmi i animuar

Emri i tij i vërtetë ishte Frank "Rocky" Fiegel. Ai lindi në 1868 në Poloni dhe, si fëmijë, emigroi në Shtetet e...

Recent Comments