Në një fotografi që duket se është shkrepur në vitin 1973 në Mitrovicë shihet se në lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës është aplikuar edhe një sport mjaft atraktiv që sot mungon në Kosovë, e ai është sporti i Kajakut.  

Qytetarë të Mitrovicës që i takojnë gjeneratave më të vjetra, e mbajnë mirë në mend atë kohë kur aplikohej ky sport mjaft i veçantë. Ata shprehen se edhe interesimi i qytetarëve mitrovicas ishte mjaft i madh, duke u mbledhur anëve të lumit Ibër duke përcjellur garat që zhvilloheshin me Kajak. Kajaku zhvillohej afër urës së mirënjohur të lumit Ibër që edhe sot, ende mbetet ura ndarëse e qytetit. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here