Deri në 2025 do të prodhohen 7 ekzemplarët e parë që do t’u dorëzohen klientëve
Mbërrin një supermakinë që shënon lindjen e 777 motors. Quhet në fakt 777 Hypercar modeli që do jetë në edicion të limituar, pasi do të prodhohen vetëm 7 ekzemplarë me çmim 7 milionë Euro. Dorëzimi i autovetarura do të nisë në 2025, ndërkohë që kompania automobilistike po punon prej 2 vitesh për krijimin e makinës të së ardhmes, me vetëm një vend.
Peshon vetëm 900 kg por gjeneron një doënforce prej 2100 kg kur arrin shpejtësinë 370 km/orë. Në provat e deritanishme në autodromin e Monzës ky automjet ka arritur ta përshkojë në vetëm 1 minutë e 33 sekonda.
Sipas kompanisë në pronësi të Andrea Levy ky mjet shënon hyrjen në një fazë të re të automobilizmit për të gjithë prodhuesit, duke shënuar një risi, pasi do të ketë performancën më të mire, me kënaqësinë e pilotimit, duke e arritur me përdorimin e një motorizimi termik, pa asnjë komponent hybrid.
Do të jetë 730 kuaj fuqi në 9000 xhiro dhe një motor V8 dhe do funksionojë me karburant sintetik.
Klan News