BRENDA LEGJENDAVE

Shpesh, monumentet më të vizituara nga turistët nga e gjithë bota fshehin mrekulli, siç janë këto dhoma sekrete, që askush nuk i njeh. Jo të gjithë e dinë se brenda disa prej monumenteve më të famshme në botë, ka dhoma sekrete, të cilat edhe sot e kësaj dite mbështillen me mistere dhe legjenda./Konica.al

“Statuja e Lirisë” – Në këtë monument kaq të famshëm është e pamundur të ngjitesh mbi nivelin e kurorës. Mirëpo, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në të vërtetë, deri në vitin 1916, vizitorët lejoheshin të vizitonin edhe dhomën e vendosur në flakadan. Megjithatë, ndodhi që spiunët gjermanë shpërthyen një depo municioni pranë ishullit Ellis dhe shpërthimi i flaku copërat në krahun e Statujës së Lirisë. Si rrjedhojë, dhoma e flakadanit nuk konsiderohej më e sigurt dhe për këtë arsye u mbyll.

Mali “Rushmore” – Monumenti ikonë me skulpturat e katër presidentëve amerikanë përfshin në vetvete një mjedis të fshehur, pikërisht pas kokës së Linkolnit. Skulptori Gutzon Borglum u ngarkua të krijonte një dhomë të fshehtë, për të mbajtur dokumente dhe gjithçka thetër që lidhej me historinë amerikane. Megjithatë, vdekja e parakohshme e skulptorit e la dhomën të papërfunduar, gjë e cila u përfundua vetëm në fund të viteve 1990. E vendosur në një vend të paarritshëm, mbetet ende një mister për vizitorët./Konica.al

Ndërtesa“Empire State” – Kati i fundit i këtij rrokaqielli të famshëm, nuk është kati 102, siç mendohet, sepse mbi të ndodhet edhe një kat sekret, i përbërë nga një tarracë e vogël, me një parmak si mbrojtje: kjo shpjegon pse niveli 103, nuk është lehtësisht i arritshëm për turistët.

Sheshi “Trafalgar” – Në Mbretërinë e Bashkuar, viti 1926 ishte një vit grevash dhe demonstratash. Për t’i mbikëqyr më mirë turmat, në fshehtësi, policia e Londrës krijoi një dhomë të vogël brenda një blloku shtylle në sheshin Trafalgar. Hapësira mund të strehonte dy agjentë dhe një linjë telefonike, me të cilën agjentët komunikonin me “Scotland Yard” nëse situata në shesh fillonte të ishte alarmante.

“Kulla Eifel” – Në projektimin e kullës së tij, Gustav Eifel përfshiu edhe ndërtimin e një apartamenti të vogël sekret në nivelin më të lartë. Megjithatë, dhomat e Eifelit janë hapur së fundmi për publikun, të cilët mirëpriten nga dy statuja dylli të Eifelit, vajzës së tij, Claire, dhe të shpikësit Thomas Edison./Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here