Fshati Sovjan shtrihet në veriperëndim të qytetit të Korcës, në buzinën perëndimore të liqenit të vjetër të Maliqit, sot i zhdukur si pasojë e punimeve të shumta të drenazhimit. Ka një reliev kodrinor-fushor me një pozitë të mirë gjeografike dhe me fushën e Korcës që shtrihet poshtë tij.

Sovjani ndodhet rreth 16 km nga qyteti në rrugën nacionale Pogradec-Korce dhe vetëm 4 km larg qytetit të Maliqit. Nëse mund ta klasifikojmë, ai i përket krahinës së Gorës e cila vitet e fundit sa vjen dhe është shpopulluar për t’u vendosur në fshatrat fushore. Sovjani ka një popullsi rreth 2500 banorë dhe e bën një nga fshatrat më të rëndësishëm të Njësisë Administrative Pirg, pjesë e Territorit të Bashkisë Maliq. Por, më e rëndësishme është fakti që ky fshtat ka një histori shumë të lashtë të vendbanimeve të njerëzve në këtë zonë.

Sipas gërmimeve të shumta të kryera në zonat përreth fshatit Sovjan janë gjetur gjetje të shumta që dëshmojnë për një vendbanim të kahershëm në këtë fshat, bëhët fjalë për vendbanime të vjetra ilire me një histori 2000 vjecare.

Vendbanimi ku është kryer kërkimi arkeologjik ndodhet rreth 800 m në juglindje të fshatit Sovjan të sotëm, ku kemi të bëjmë me një tell të zhytur (të fundosur) në formë eliptike rreth 168 m në drejtim veri-jug, 120 m në drejtim lindje-perëndim dhe që ka pikën më të lartë 818 m mbi nivelin e detit, gati 2 m më shumë se niveli mesatar i fushës përreth . -gjetjet arkeologjike të bëra në korrik të vitit 1995 dëshmon se mbas pperiudhës së hekurit të hershëm ky vendbanim në Sovjan të fundoset, gjë që duket nga formimi i një shtrese torfe; bëhët fjalë për një fundosje jo më shumë se tre metra nën ujë, thellësi kjo e nevojshme për rritjen e bimëve ujore që janë diktuar aty.

Siç dëshmon heterometria e materialeve të shtresave të gjetura fundosja e vendbanimit mendohet të ketë qenë e shpejtë, krejtësisht ndryshe nga sa ndodhte në periudhën e hekurit, kur telli ishte mbi ujë. Po cilat janë gjetjet me kryesore në këtë vendbanim?

1. Majat e hunjve janë gjetur në thellësira të ndryshme; majat e hunjve kanë një gjatësi të konsiderueshme dhe janë shumë të mprehta cka dëshmon se janë objekte për tu përdorur për një qëllim të caktuar.

2. Janë gjetur dhe disa forma hunjsh të sheshtë të cilët mendohen të jenë përdorur për tu vendosur pjesët e tjera të ndërtesave prej druri; këto dhe vegla të tjera pune dëshmojnë për një vendbanim prehistorik me shtëpi palafite prej druri.

3. Tenxhere të rrumbullakuara me dy vegjë unazorë dhe gjysmërrethore poshtë grykës si dhe lloje të ndryshme qypash me përbërje balte dhe qeramike.

4. Jane gjetur rreth 140 vegla dhe 10 objekte zbukurimi të cilat mendohet se I takojnë periudhës së bronzit, por kjo pritet të saktësohet përmes gërmimeve më të sofistikuara.

5. Veglat e blojes (bluajtjes) përfaqësohen nga pesëmbëdhjetë gurë bloje, shumica të fragmentuar me pesë thërrmuese prej shkëmbi me ngjyrë të gjelbër.

6. Është gjetur një sapata dhe një daltë e lëmuar cka dëshmon qartazi dorën punuese të njeriut të hershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here