Me ardhjen e pranverës, shija e lëngjeve të shtrydhura e smoothie-ve do të jenë miku dhe aleati ynë i më i mirë i mëngjesit.
Portokalli dhe kivi do të jenë perfekte për t’u shijuar, për të marrë energji dhe për të forcuar sistemin imunitar.
Përgatitja është e thjeshtë dhe e shpejtë, shija e mrekullueshme dhe benefitet të mëdha: një koncentrat i vitaminës C falë portokallit dhe limonit, por edhe kivit. Pra, nëse doni të pastroni trupin, të ulni kolesterolin dhe të furnizoheni me vitamina, kjo është receta që bën për ju!
Përgatitja e lëngut të kivit dhe portokallit është shumë e thjeshtë: në pak minuta do të keni në gotën tuaj një përqëndrim të vërtetë energjie.
Përbërësit për dy porcione:
3 portokaj
4 kivi
1 limon
Sheqer (nëse dëshironi)
Përgatitja:
Qëroni portokajt dhe kivit e më pas pritini në copa të vogla. Shtoni në shtrydhëse portokajt në shpejtësi jo shumë të lartë për më pak se një minuta. Më pas shtoni edhe copat e kivit dhe vazhdoni centrifugimin derisa të përftoni një lëng pa mbetje.
Më pas hidheni lëngun neper gota dhe me ndihmën e një luge përziejeni më mirë lëngun. Shtoni më pas pak lëng limoni dhe nëse nuk ju pëlqen shija acide, mund t’i shtoni pak sheqer.