Digjitalizimi dhe aplikimi i inteligjencës artificiale në shumë sipërmarrje, krahas zhvillimit, pritet të vendosë në rrezik edhe shumë pozicione pune të cilat kryheshin në mënyrë mekanike.
Ekspertët thonë se sektorët kryesorë që po preken nga IA duke zëvendësuar punonjësit janë nga shitësit, kujdesi ndaj klientit, edhe deri tek punonjësit e marketingut.
“Sektorët kryesorë janë ato që lidhen me shërbimet ndaj klientit online, agjentët e shitjeve që kanë operuar me shitje direkte derë më derë, shitësit në dyqane. Do të zëvendësohet shumë shpejt nga IA, si dhe profilet e punonjësve që kanë të bëjnë me procese përllogaritjeje, përpunim të dhënash, specialistët që punojnë me kërkime sondazhe do të jenë më pak të kërkuar në vitet e ardhshme në Shqipëri”, tha Erion Muça, specialit për çësthjet e ekonomisë.
Ky zhvillim teknologjik, edhe pse po zëvendëson vendet vakante të punës, pritet të ndikojë edhe në rritjen e papunësisë, kryesisht tek të rinjtë, por kjo pritet të ndihet brenda një periudhe 5-vjeçare.
“Rritja e papunësisë do të vijë vonë në Shqipëri krahasuar me vendet europiane, pasi ne kemi ende një infrastrukturë digjitale jo fort të zhvilluar dhe të modernizuar”.
Inteligjenca Artificiale dhe investimet në teknologji vitet e fundit po ulin varësinë për rekrutime punonjësish. Profesione mjaft të populluara si ai i fotografit, ndër vite, ashtu është drejt zhdukjes.
Tv Klan
/tvklan.al



