Xhemail Abria (1830-1908) është enciklopedi e urtisë popullore dhe kombëtare. Ai tërë jetën ia kushtoi pajtimit dhe pleqërimit në odat e burrave të kohës. Kishte marrë pjesë edhe në tubime kombëtare për luftëra, shpëtim të popullit dhe liri. Ai ishte edhe parashikues, sepse thoshte se do të shkojë, të paktën, edhe një shekull që ky popull të merr trajtën kombëtare. Parashikimet e tij kanë dalë të sakta në shumë raste…
Skaj rrugës së asfaltuar në fshatin Abri e Epërme të Drenicës qëndron krenare një kullë, që ka pritur dhe përcjellë shumë pushtete dhe pushtues. Kulla tradicionale shqiptare, e para gati dy shekujve, tani së voni e riparuar, e kthen njeriun me shekuj prapa, në kohën kur oda ishte gjyqi i popullit dhe kur mençuria popullore ishte e çmuar sa edhe buka. Aty pranë kullës nuk duket vetëm lisi i madh nën të cilin tuboheshin burrat e mëdhenj, para se të merrnin rrugën për pleqërim, e ku i pari i pleqërisë së Kosovës, e më gjerë në trojet shqiptare, fliste duke u thënë të pranishmëve se nuk mund të merrnin me vete lakminë kur të shkonin të pleqëronin, sepse lakmia dhe pleqërimi nuk shkojnë së bashku.
Në trashëgiminë familjare të Xhemajl Abrisë, aktualisht stërnipi, Vesel Xhemajli, ndjek rrugën e të parit të shtëpisë së Xhamajl Abrisë, i përfshirë në akte të ndryshme pajtimi e
gjykimi, për të gjitha rastet që i janë besuar t’i lihen në dorë atij dhe odës së pleqërimit, si një gjyq popullor i kodit të Kanunit të Lekë Dukagjinit. “Tradita e odës së Drenicës, por edhe më gjerë, nuk është zhdukur, përkundrazi vazhdon me ritëm shumë
dinamik. Njerëzit vazhdojnë t’u besojnë burrave të besës e të fjalës dhe drejtësisë popullore, që është forumi më i besueshëm për vendime të drejta”, nisë rrëfimin Veseli.
Veseli është në ngjarje sa i përket pranisë së rrjeteve sociale, që po bëhen gjithnjë e më virale në popull, veçmas te brezi i ri, që është e ardhmja, prandaj ai e di se shumëçka ka
ndryshuar dhe po ndryshon çdo ditë e më shumë.
Ai sjell edhe kritikat e veta rreth pasojave të rrjeteve sociale, pas të cilave janë rritur pabesitë dhe ndarjet bashkëshortore, tema këto që më së shumti po kërkojnë trajtim në oda pajtimi sipas traditës. “Xhemajl Abria, i njohur për mençurinë dhe inteligjencën e pazakontë, si dhe mprehtësinë e gjykimit objektiv, ka dhënë kontribut të çmuar edhe
për parashikimet e zhvillimeve kombëtare dhe ishte ftuar në të gjitha tubimet e nivelit kombëtar. Ishte i pa kompromis në luftimin e dukurive të vëllavrasjes dhe thoshte se kombi nuk ka liri derisa ekzistojnë vëllavrasjet brenda shqiptarisë…
Xhemajl Abria e luftonte me tërë qenien e vet shpirtërore të keqen mes kombit, duke ditur se për t’u bërë komb i territorit sovran, duhet përjashtuar dhe eliminuar shumë të këqija, të cilat, në fund, përfundonin para gjyqit të burrave.
XHEMAJL ABRINË E BËRI TË MADH NDARJA E DREJTËSISË
“Ajo që e ka bërë të madh Xhemajl Abrinë, si pleqnar i respektuar, e që i kishte kaluar kufijtë e Kosovës së sotme territoriale, duke marrë pjesë deri në Malësi të Madhe, ishte
drejtësia”, kështu e cilëson të parin e shtëpisë Vesel Xhemajli, në Abri. Abria ka luajtur rol të shumëfishtë në fushën e drejtësisë edhe për të drejtat e kombit që kërkonte daljen
nga robëria otomane. Pleqërimi ishte vetëm njëri ndër asetet e pasurisë shpirtërore kombëtare që u lindën në Abri të Drenicës. Aty vihen idetë e para të themelimit të rezistencës kombëtare. Dhe, duke treguar këtë historik, i cili është përcjellë në traditën e
trashëgimisë familjare, ai thotë:
“I pari i cili e kishte folur fjalën se
Xhemajl Abria do të bëhej një i ditur
nga dija, ka qenë pasha turk. Ai po
kalonte pranë tij, teksa Xhemajli po i
kulloste lopët…
E pyet:
“A po të kullosin lopët?”.
“Po, të miat janë!”, ia kthen Xhemajli.
Me këtë pashai e kishte kuptuar se ai nuk ishte bari i rëndomtë fshati, por ishte një djalë që i shërbente familjes. Me të marrë përgjigjen pashai kishte thënë se ky fëmijë vlen të mbahet mend, pasi do të bëhej njeri i ditur. Xhemajl Abrinë e ka bërë të madh drejtësia. Ai s’e donte gjykimin nën korrupsion. Ishte i drejtë dhe i përkryer në vendime…
“Nuk di që kam dëgjuar se nuk ia ka lidhur kokën ndonjë problemi, kudo që ka shkuar. Ju ka ndodhur shumë pleqnarëve të dështojnë në oda, porXhemajl Abrisë kjo nuk i ka ndodhur kurrë…
E kanë marrë për pleqërim edhe jashtë Kosovës dhe pleqërimi i tij ka arritur edhe në Malësinë e Madhe. Në vitin 2008 i ka bërë 178 vjet nga lindja dhe 100 vjet qëkur ka vdekur. Në familjen tonë përcillet e dhëna se Xhemal Abria tërë jetën ia ka kushtuar pleqërimit, në shërbim të kombit dhe pajtimit, duke i ofruar njerëzit dhe duke i shëruar plagët e lëndimeve ndërfamiljare. Shtëpia e tij ishte një kullë që poe shihni tash. Ka qenë me po këto përmasa dhe në po këtë vend ku është tani.
Ne e kemi riparuar, por kulla ka qenë në këtë vend. Këtu ka qenë një lis i madh, ku janë ulur, zakonisht, burrat para se të merrnin një udhëtim për pajtim e pleqërim. Këtu, në këtë lëndinë, takohej Xhemajl Abria me grupin e vet të pleqërimit dhe, kur tuboheshin të gjithë, ai ua kujtonte atyre një realitet, përmes një anekdote:
“Oj e kajte (lakmi), a po rri ti këtu e
ne po shkojmë, apo po shkon ti e
ne po rrimë, se të dy nuk mund e
s’kemi vend?! Na kanë thirr në një
pajtim e ti s’un vjen me neve!”.
Kjo ua bënte të qartë burrave se, nëse dikush ishte i korruptuar, nuk kishte vend me Xhemail Abrinë. Dhe, ai, pikërisht për këtë shkak, ishte bërë i lartësuar, i ngritur e i kërkuar, sepse nuk ishte korruptuar kurrë dhe e kishte kryer misionin e shenjtë në mënyrën më humane. Ai ka qenë i vetmi që ka pajtuar njerëz dhe që ka pajtuar edhe fise,
duke u vënë kapakun punëve të rënda.
Pleqërimi ka qenë traditë e familjes sonë dhe ka funksionuar edhe para Xhemajl Abrisë, por ai i ka kaluar të gjithë pleqnarët e familjes sonë, e që kanë pleqëruar edhe më herët”,
tregon Veseli.
ME CILËT MBIEMRA NJIHEJ XHEMAJL ABRIA?
Xhemajl Abria ishte njohur në kohën e vet me tre mbiemra: Xhemajl Aga, Xhemajl Seferi dhe Xhemajl Abria. Vesel Xhemajli, duke i shpjeguar këta mbiemra, që më shumë ishin si
epitete, thotë:
“Kur e kanë pyetur Xhemajlin pse po të quajnë Xhemajl Aga, ai kishte thënë se këtë mbiemër ia kishin vënë shkaku se shumë njerëz i kishte drejtuar në rrugën e drejtë të jetës. Mbiemrin tjetër, Xhemajl Seferi, e kishte nga babai i tij, ndërsa me mbiemrin Abria njihej në të gjitha rastet, më së shumti për nevojat mbarëshqiptare. Xhemajl Abria i ka pasur dy fëmijë, djalin Bahtirin dhe vajzën Hamiden. Bahtiri, djali i tij, i kishte pesë djem
dhe tri vajza. Babai im ishte djali më i madh i Bahtirit. E, Bahtiri kishte Isufin, Smailin, Veselin dhe Murselin. Xhemajli ka pleqëruar me një shok të mirë dhe korrekt, e ai ishte Shaban Kajtazi i Kijevës. Ata e kanë pasur një ekip pajtimi, që, sipas natyrës së problemit, edhe janë dedikuar të shkojnë për vendime në oda, por Xhemajli nuk ka munguar kurrë…
Përveç moskorruptimit në pajtime, Xhemajl Abria e ka ngritur shumë edhe një njeri me ndikim me emrin Binak Alia, i cili, në një rast, i kishte thirrur edhe krerët e fiseve dhe
Xhemajli, si më i riu që ishte në tubim, e kishte pasur rastin të prononcohej i fundit në tubim. Binak Alia i kishte thënë se ti nuk fole fare, prandaj po ta japim fjalën…
Xhemajl Abria kishte thënë në atë tubim: “Derisa ne ia kthejmë pushkën njëri–tjetrit, nuk kemi çka tubohemi!”. Prej aty e ka marrë hovin e madh, sepse Binak Alia ia ka dhënë krahun si dijetar, që nuk mbahej mend këndej pari dhe ka thënë se ky është i ditur dhe mund të luajë rol dominant me mençuri për vendime të mëdha kombëtare…
Herën e dytë që e ka arritur madhështinë e vet ka qenë Juniku. Një pajtim i madh i gjaqeve, që ka ndodhur, kryesisht, me ndikimin e tij, i ka dhënë atij tiparin e një burri
të urtë, i cili do të bëhej njeriu më i kërkuar i kohës së tij, që ka jetuar mes viteve 1830-1905. Ai i ka dhënë nam të madh pajtimit në tërë kombin. Aty ku nuk ka mundur të kryente punë askush, ka kryer punë Xhemajl Abria! Shumë këso pajtimesh, ku ka kryer punë mençuria, mjerisht nuk janë përcjellë me shënime dhe kjo që ne sot dimë për Xhemajl Abrinë është diçka që vetëm është përcjellë brez pas brezi”, thotë Veseli.
XHEMAJL ABRIA E PËRDORI ADN-në I PARI!
Xhemajl Abria tërë jetën ia kushtoi
pajtimit dhe ofrimit të të hasmuarve.
Tërë jetën ofroi njerëz, duke i bërë
miq nga armiqësia, por më shumë se
kaq ai brengë e kishte kombin.
Kishte raste që ndokujt nuk i
pëlqente kur pleqëronte, apo kur
fliste, por ai e çmonte vetëm drejtësinë.
Dhe, duke e shpjeguar një rast tepër
të ndjeshëm, që është ruajtur brez
pas brezi në sofrën e trashëgimisë
familjare, Vesel Xhemajli e tregon
ngjarjen ashtu siç ka ndodhur:
“Kishte ardhur nga Istogu Rexhë
Hyseni, për të kërkuar ndihmën e
Xhemajl Abrisë.
E ai, pasi e pranon në odë, i thotë:
“Ulu e rrimë, pusho dhe bëjmë muhabet!”.
Ai ia kthen:
“Jo, nuk mund të buj!”.
“A mos ke ardhur me duqi të lagët, se
nëse ke ardhur ashtu mulliri zor me i
blu?!”, i thotë.
Ai e kuptoi dhe ia kthen: “Ku po e di
se jam me hall të madh?! I kam lënë
në besë tri kabile, e vetëm deri të
kthehem kanë besë të mos vriten!
Kanë probleme me pronë dhe nuk
po mund ta definojnë në asnjë
mënyrë, andaj na duhet ndihma
jote!”.
Xhemajli, pasi e dëgjoi, i tha Rexhës:
“A e di ku është varri i fundit i kabiles?”.
“Çka të duhet varri, o Xhemajl?!”.
Xhemajli i thotë: “Me marrë një asht
të atij varri dhe me e pastrua mirë
dhe me marr gjakun e tri kabileve
dhe me e qit në ashtin e varrit. Ai gjak
që i kapet më së miri ashtit, prona
është më afër tij”.
Dhe, mu ai veprim e kishte zgjidhur
problemin…
Vlerat e vërteta të Xhemajl Abrisë
qëndrojnë te fakti se ai e mbronte të
dobëtin. Me punën e vet në pleqërime dhe në ndeja rasti, ai, me gjykimin e vet, krijoi bazën e shëndoshë
për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
të njeriut.
Pleqnari i Kosovës nga Abria e
Drenicës ka pleqëruar me burra
qysh nga mosha 25-vjeçare dhe në
analet e të dhënave të punës së tij
në këtë fushë humane dhe morale
të kombit, nuk mbahet mend të
ketë dështuar në ndonjë pleqërim,
apo çka e kanë bërë pleqnarët tjerë
më herët e më vonë ta kenë dënuar
më shumë të dobëtin për të arritur
suksesin…
Populli e kishte kuptuar me kohë se
ku hynte Xhemajl Abria për të ndarë
drejtësi, nuk kishte lojë me fuqinë
materiale të familjes.
Ai e njihte mirë materien e kodit
kanunor të ndarjes së drejtësisë popullore, që ishte për kohën vetë gjyqi.
Ai kryente punë pajtimi edhe atje
ku kishin dështuar të gjithë deri
atëherë…
Xhemajl Abria ka qenë burrë që çdo
gjë e mendonte si do të dukej nesër.
Nuk dihet të ketë ndodhur diçka e që
nuk mendonte se të nesërmen nuk
do të dëgjohej”.
Veseli e tregon një rast kur kishte ardhur në kullë një burrë nga Plluzhina
dhe, pasi troket, kërkon takim me
Xhemajlin, por kërkon takim te dera
e kullës, me shpresë se problemi nuk
do të dëgjohet…
Xhemajli e pyet:
“A është problem që dëgjohet
nesër?”.
“Po, se ka të bëjë me gruan!”.
“Hyn të flasim se diçka që ndihet
nesër nuk mund të fshihet sot!”.
Ai edhe në ditën e fundit të jetës,
kur ishte pyetur si në shaka nga të
afërmit e familjes nëse po ndihej i
frikësuar për vdekjen, u thotë: “Po
frikësohem se nuk di a kam mundur
ta bëjë vendin e mirë për në botën
tjetër, edhe pse kam punua për atje
çdo ditë!”.
Safet Krivaça



