Jul Çezari ishte i njohur për shumë gjëra:për marrëdhënien e tij me mbretëreshën e Egjiptit,Kleopatra, për pozitën si “Diktator i Përjetshëm” i Republikës Romake, por edhe për aftësitë e tij politike dhe ushtarake. Ndërkohë, ai njihet më pak për kontributin e tij në krijimin e një kalendari, që u përdor për më shumë se 1600 vjet, derisa një kalendar i ri e modifikoi modelin e Çezarit.

Përpara se Çezari të krijonte një kalendar të ri, romakët përdornin një kalendar që bazohej tek fazat e Hënës. Thuhet se ai ishte krijuar nga Romuli, themeluesi i Romës, dhe fillimisht përbëhej nga 10 muaj. Viti niste në muajin mars, dhe kishte në total 304 ditë.

Ai kalendar u modifikua me kalimin e viteve, për ta bërë kalendarin më pranë ciklit hënor,duke shtuar edhe 2 muaj të tjerë, Janarin dhe Shkurtin, në fillim të vitit. Ky ndryshim e rritinë 355 numrin e ditëve në vitin kalendarik.

Kalendari nuk qëndronte në sinkron me stinët, ndaj romakët e zgjidhën problemin duke shtuar çdo disa vjet një muaj të brishtë të quajtur Mercedonius (ose Intercalaris). Romakët shtuan muajin e brishtë duke hequr ditët e fundit të shkurtit, dhe duke ia shtuar muajitpasardhës, duke e çuar vitin në 377 ditë.

Vendimi se kur të shtohej ky muaj i takonte Pontifex Maximus, kryepriftit në Romën e Lashtë. Kjo i dha atij shumë pushtet, pasi mund të  shtonte qëllimisht vitet e brishta për të zgjatur mandatin e tij, ose të anulonte një vit të brishtë për të shkurtuar mandatin e pasuesit të tij.

Duke pasur parasysh fuqinë që kishte kryeprifti në shtimin e muajit të brishtë, kur Çezarimori pushtetin në Romë, kalendari ishte 3 muaj përpara vitit diellor. Meqë kalendari i mëparshëm bazohej në ciklin hënor, Çezari së bashku me astronomin Sosigen, krijuan një kalendar të ri të bazuar në vitin diellor ose tropikal.

Ky kalendar i ri, i njohur tani si Kalendari Julian, kishte 365 ditë të ndara në 12 muaj. Ai i shtonte një ditë shkurtit çdo 4 vjet për të bërë një “vit të brishtë”. Por Sosigeni e mbivlerësoi gjatësinë e vitit me 11 minuta e 14 sekonda. Një kohë në dukje e parëndësishme, por egrumbulluar për qindra vjet derisa, rrezikonte që datat e kalendarit të mos përputheshin më me stinët.

Kalendari i Çezarit nuk ishte i përsosur, por ishte shumë pranë kalendarit që përdorim sot. Papa Gregori XIII donte të ndreqte mospërputhjet e kalendarit dhe stinëve. Ndaj krijoi një kalendar të ri, të cilin e modeloi atë sipas kalendarit Julian.

Kur u bë kalimi nga kalendari Julian, në atë që do të njihej si kalendari Gregorian, duheshin anashkaluar disa ditë për të “kapur” kalendarin në vitin diellor. Papa Gregori XIII, qëprezantoi kalendarin e ri, firmosi një dekret papal në vitin 1582, ku deklaronte se duhet të anashkaloheshin 10 ditë nga kalendari i vjetër.

Vetëm Italia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Franca e miratuan kalendarin e ri që atë vit.Pjesa tjetër e botës e bëri këtë shumë më vonë, duke bërë që të humbi shumë ditë me kalimin e viteve. Kalendari Julian nisi të përdorej më rrallë. Kjo U deshën më shumë se 300 vjetperiudhë tranzicioni, ndërsa tani kalendari Gregorian është ai që përdoret në mbarë botën.

Në fillim të viteve 1900, u miratua nga vendet e fundit të mbetura jashtë tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here