Postimi i Hajrulla Çeku në FaceBook:
Në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, nën drejtimin e arkeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre.
Krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur këtë trashëgimi të rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fceku.hajrulla%2Fposts%2Fpfbid025jR9pcUV1ebEKG9dE4s7HCZCmxD9CHXDACM5G19X9VjSnh5Nn55UE2NLUL8dmDP4l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”793″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here