Në fshatin Vrellë të Istogut po zhvillohen gërmime në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike në vendin tonë, vendbanimin neolitik të Llugës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku .
Ja postimi i tij i plotë:

Rreth 7 mijë vjet më parë, në këtë zonë u zhvillua një jetë e organizuar me shtëpi prej balte e druri. Lluga dallohet si vendi i parë në Kosovë ku është identifikuar një punishte për vegla prej stralli, si dhe si lokalitet ku janë gjetur figurinat e njohura të hyjneshave. 




