NGA: SYLEJMAN MORINA
Masakra në Kishën e Kodrës ne Hormovë , ushtria pushtuse kanibalistat Greke më bashkepunim me kolonen e pestë Shqipfolse Ortodoks,..masakruan mbi 500 Shqiptar musliman .
Masakrat dhe varret masive te banorëve shqiptar të masakruar në Kishën e Kodrës afër Tepelenës nga andartët grek , viti 1914.
Foto arkiva ndodhen në Hagë, e nxjerrë nga vëzhguesit hollandez, Gjenerali De Veer i raportoi Komisionit për ngjarjen tragjike më 10 maj kështu:
“Në jug të fshatit të Kodrës (Hormovë), gjeta një kishë të vogël e cila përdorej pa dyshim si burg. Brenda asaj, muret dhe dyshemeja ishin larë e shpërlarë në gjak, kudo ishin kapele dhe veshje të gjakosura.
Mjeku, anëtari i Komisionit të Hetimit, pa pjesë trush. Në altar gjetëm një zemër ende duke rrjedhur gjak. 195 kufoma u nxorën për ti varrosur më thellë sepse hendeku ku ishin hedhur ishte tepër i cekët. Të gjitha kufomat ishin pa kokë.”
(Dokumenti është i ruajtur në Qendrën e Trashëgimisë të Samersetit, Taunton, Mbretëria e Bashkuar)
Gazeta “Times” e Londrës, në datën 28 korrik 1914, me dhimbje njoftonte:
“Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekërit, të cilët kanë ndihmë edhe gjiritlinjtë e Kretës. Në Vlorë ndodhen 60 mijë deri në 100 mijë refugjatë, të cilët po vdesin nga urija. Grekërit dogjën tërë vendin duke dashur të mbulojnë gjurmët e ligësive të tyre. Qëllimi i grekërve është të shuajnë popullin shqiptar nga faqja e dheut. Në muajin maj të vitit 1914, qeveria greke organizoi një fuqi ushtarake të rregullt nën urdhërin e kolonel Tsantos Vardas, që në bashkëpunim me të tjerë oficerë të ushtrisë greke dogji pothuajse gjithë katundet myslimane të krahinës së Korçës. Nëntogeri Stratos me bandën e tij masakroi 455 Shqiptar musliman, burra, gra dhe fëmijë, në katundin Panarit, më 10 korrik 1914”.
Botuar për herë të parë, me titull: “Ç’bënë andartët e Greqisë”, në gazetën shqiptare “Bashkimi”, e mërkurë,
Beteja e qëndresës heroike në malin e Gribës, te Qafa e Kllëfit, ku u flijuan 9 bij nga krahina e Lopësit: 6 nga Dhëmblani, 1 nga Matohasanaj, 2 nga Salaria, më 23 shtator 1914.
Dëshmorët:
1- Myrto Tafil Tafili
2- Manxhar Mane Sulaj
3- Kamber Sali Cekaj
4- Haxhi Muharrem Mustafaraj
5- Avdi Zenel Malaj
6- Qamil Sadik Memaj
7- Halo Ismail Kërraj
8- Ali Rakip Liçaj
9- Lame Veli Lamaj
Të plagosurit nga fshati Dhëmblan:
1- Dule Dalan Myftaraj
2- Maze Meço Halili
3- Qamil Ali Varfaj
4- Selfo Meçe Meçaj
5- Fejzo Sinan Dalanaj
Të plagosurit nga fshati Salari:
1- Bajram Mehmet Skëndaj
2- Ismet Kapo Nanaj
3- Liko Adem Kokaj
4- Nazif Muço Qepekaj
Dhëmblani në rrëzë mali
Nuk e shkeli dot junani (greku)
Smail Kaso kapedani
Mersin Meçe zot vatani
O fshat, o vilajet xhani
Me avash këmbët t’i mbani
Mos lozni nga istikami
Se komit është dushmani
Smail Kasua me Mersinë
Tej për tej hodhën Garminë
E bënë s’i në Janinë
Përmbi grek seç u vërvinë
Ç’sokëllin Selam Musai
Tundet Griba dhe Skrapari
Të gjithë thikat në dhëmbë
Ç’u ngrit Smaili në këmbë
Ç’u ngrit e u dha komandë:
– Mos lini asnjë të gjallë
Me thika u mirrni xhanë
Me guna mbuloni malë
Treqindë djem ballë për ballë
Që të gjithë ata kuqalë
U hodhën mbi istikamë
S’u panë hasmit se nga vanë
Lanë me qindra të vrarë
Tepelenë – Labëri

