Kur komunizmi erdhi, njerëzit e parë që luftoi qenë intelektualët, veçanërisht ata që kishin ndikim në popull dhe mund të argumentonin dhe arsyetonin pse komunizmi ishte diçka jo edhe aq e mirë. Mes tyre, sikurse tashmë dihet, vend kryesorë zënë intelektualët shkodranë me përfaqësues dinjitozë françeskanët shqiptarë.

Kuvendi Françeskan pati ruajtur në arkivat dhe bibliotekat e veta gjithë pasurinë shkrimore që gjatë shekujve qe mbledhur nga misionarët françeskanë në trojet arbërore, e jo vetëm. Pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie ka humbur kur u bastis Kuvendi, pak vjet pas ardhjes së komunizmit.

Kuvendi Françeskan i Shkatërruar

Një dëshmi për këto humbje ka lënë Atë Donat Kurti në veprën e tij “Provinca Françeskane Shqyptare”, botuar post – mortum:

 

S’asht e vështirë me e kuptue se të gjitha këto punë që ndodhen shpejt e shpejt, kjenë si nji stuhi e pamëshirshme, që rrënoi e shkretnoi gjithshka gjet. Prej arkivave e prej regjistrave të vjeter te Provinces të Kuvendit të Gjuhadolit, të Kuvendeve të Troshanit e të Rubikut nuk ka pshtue asnji send… Janë për t’u kja me lot dorëshkrimet e P. Gjergj Fishtës, të P. Ambroz Marlaskajt, të P. Vinçenc Prendushit, të P. Shtjefën K. Gjeçovit etj., si edhe koleksionet e pasunitë folkloristike të P. Berbardin Palajt e të P. Donat Kurtit…

Klerikët Françeskanë

Përposë tyre, humbur ka edhe një roman i prozatorit të shquar shqiptar Mitrush Kuteli. Romani u mor kur në 1946 Kuteli u arrestua dhe shtëpia iu bastis. Ky roman titullohej “Njerëz dhe ujq” dhe trajtonte jetën brenda kampit nazist që ishte çelur në Prishtinë.

Mitrush Kuteli

Një tjetër dorëshkrim i humbur është “Fjalori i shqipes” i cili kishte mbi 4000 fjalë dhe mbante si autor Mustafa Krujën. Një kopje ai e dorëzoi në “Institutin Mbretnor të Studimeve”, ndërsa një tjetër, sipas pasardhësve të tij, e groposi në një kuti metalike në oborrin e shtëpisë. Në atë zonë është ndërtuar një pallat dhe ky dorëshkrim është shkatërruar përfundimisht.

Mustafa Merlika Kruja

Ndodhi të tilla dëshmojnë arrogancën dhe injorancën me të cilën komunizmi erdhi në Shqipëri si dhe tregojnë se sa pak e njohur është periudha e Shqipërisë para ’44, para se komunistët të synon ndërtimin e një Shqipërie të re, të pahistori e të pakulturë.

/Andreas Dushi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here