Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një nga më të rëndësishmet dhe më me ndikim në histori, edhe pse mbi të është folur dhe flitet pak. Kjo mund të ketë lidhje me prirjen e sistemeve arsimore në Perëndim, për të folur më shumë mbi Krishterimin sesa Islamin.

Ky hendek njohjeje prek edhe njësitë e tyre elitare dhe unike ushtarake, të njohur si jeniçerët, forcat luftarake të përbëra nga robërit e luftës. Mbi jeniçerët duhet të flitet ndoshta në të njëjtën frymë si me i grupet e tjera të luftëtarëve të njohur, si legjionarët romakë apo spartanët.

Duke filluar që nga shekulli XIV, jeniçerët i shërbyen personalisht sulltanit osman, dhe e ruajtën rolin e tyre deri në dekadat kur nisi rënia e perandorisë. Nuk ka pasur asnjë konflikt në Perandorinë Osmane, që nuk përfshinte deri diku edhe jeniçerët.

Këta të fundit luanin thuajse gjithmonë një rol qendror. Aktet e tyre heroike, spikatin mbi çdo koleksion tjetër ngjarjesh të guximshme ushtarake. Dhe sigurisht që ata bënë shumë për të fituar një vend në çdo lloj liste mbi luftëtarët më të paepur të historisë njerëzore.

Shumica e perandorive nuk ekzistojnë për një gjysmë mijëvjeçari, për të mos folur pastaj për një forcë ushtarake të caktuar. E megjithatë, jeniçerët ekzistuan për rreth 500 vjet, duke filluar që nga viti 1380 Pas Krishtit, kur Sulltan Murati I formoi ushtrinë e tyre, dhe deri në vitin 1826, kur Sulltan Mahmuti II i shpërndau ata.

Gjatë gjithë asaj kohe, jeniçerët u përfshinë në çdo konflikt ushtarak të perandorisë, dhe luajtën një rol qendror në shumicën e rasteve. Së pari, kishte një dallim të madh midis jeniçerëve dhe fraksioneve të tjera të ushtrisë osmane, si spahinjtë të cilët ishin njerëz të lirë.

Në fillim jeniçerët ishin një forcë luftarake e përbërë tërësisht nga skllevërit. Këta skllevër, të njohur si ?kul?, ishin ligjërisht pronë e Sulltanit, dhe ishin të lidhur përgjithmonë me cilindo që mbante këtë titull.

Gjatë 2 shekujve të parë të ekzistencës së tyre, jeniçerët rekrutoheshin gati tërësisht nga familjet fshatare e të krishtera brenda Perandorisë Osmane, të cilët i shpesh ua jepnin vetë fëmijët e tyre, me shpresën se në këtë mënyrë këta të fundit do të kishin një jetë më të mirë.

Fëmijët do të shkonin në kryeqytetin e perandorisë, Stamboll, ku do të konvertoheshin me forcë në besimin Islam, dhe do të trajnoheshin intensivisht për shërbimin ushtarak. Jeniçerët i nënshtroheshin shumë rregullave të rrepta, përfshirë betimin për të mbetur beqarë.

Ndërsa radhët e jeniçerëve po zgjeroheshin, Perandoria Osmane gjeti role të tjera për t?u kryer nga njësia e famshme luftarake. Jeniçerët dërgoheshin me misione në të gjithë Perandorinë Osmane, kryesisht nëpër posta ushtarake, por në qytetet më të populluara ata u angazhuan në shumë detyra që zakonisht i përkasin njësive vendore.

Kështu në metropolet më të mëdha osmane, siç është Stambolli, jeniçerët shërbenin si zjarrfikës , duke vënë në punë aftësitë e tyre ushtarake, dhe duke shuar flakët në kohë para se ato të përhapeshin me shpejtësi nëpër lagjet e shumë populluara. Kur shërbenin në këtë rol, shumëkush shpresonte që ata të mos i përdornin aftësitë e tyre në përdorimin e armëve.

Ndonëse jeniçerët ishin të frikshëm për shumëkënd dhe nderoheshin ngado, padronet e tyre nuk donin që ata ta harronin rolin e tyre si vasalë të Perandorisë Osmane. Ekuivalenti i kolonelëve të një njësie jeniçerësh, njihej si çorbaci, pra ?kuzhinieri që përgatit supën?.

Ai mbante gjithnjë me vete në brez në garuzhde për të treguar pozicionin e tij. Në fakt këta komandantë nuk gatuanin për askënd ndonjë lloj supe. Por titulli synonte të nënkuptonte jetën e tyre prej skllavi. Rangjeve më të ulëta ushtarake, iu viheshin emra poshtërues të ngjashëm, si për shembull transportues i ujit.

Grupet muzikore ushtarake, janë një pjesë e rëndësishme e historisë së luftës. Në fakt, është e vështirë të imagjinohen betejat e vjetra pa ndonjë lloj shoqërimi muzikor, qofshin këta bateristët e Luftës Civile në SHBA, apo dikush që i binte veglave me ritmin e ecjes së kalorësisë.

Jeniçerët ishin pionerët e parë në këtë aspekt, pasi krijuan bandat e para muzikore ushtarake në histori. Këto të fundit i ndihmonin trupat të ruanin ritmin e tyre unik të marshimit, dhe në mesin e veglave përfshiheshin shumë cembale dhe brirë. Grupet muzikore, mbetën pjesë e kulturës së jeniçerëve deri në fund të ekzistencës së tyre.

Jeniçerët e parë u formuan nga një grup i vetëm robërish lufte, të cilët i ishin dorëzuar Sulltanit osman, dhe ishin vënë nën shërbimin e tij. Ky grup i vogël ish-armiqsh u zgjerua gjatë shekujve dhe përfshiu dhjetëra mijëra burra, shumë prej të cilëve ishin më shumë vasalë besnikë sesa robër lufte.

Në kulmin e fuqisë së tyre, dhe shumë kohë pasi ishin zbehur traditat e rrepta të rekrutimit, jeniçerët numëronin mbi 100.000 anëtarë në radhët e tyre. Por jo të gjithë ata ishin luftëtarë, pasi organizata nisi të mirëpriste me kalimin e viteve në gjirin e saj gjithnjë e më shumë jo-luftëtarë.

Jeniçerët shfaqen shpesh si një njësi e specializuar ushtarake e Perandorisë Osmane në për beteja e mëdha historike. Ata ishin të specializuar në përdorimin e armatimeve me rreze

të ndryshme, duke i përmirësuar aftësitë me kalimin e shekujve.

Në fillim jeniçerët u trajnuan si harkëtarë, para se të kalonin tek hedhja e shtizave, duke

pasur një efektivitet më të madh. Popullarizimi i armëve të zjarrit, i ndihmoi ata të përdornin mushqetat dhe armë të tjera të kalibrit të vogël. Gjatë viteve të fundit të ekzistencës së tyre, jeniçerët dështuan që t?i përshtateshin kohës sa i përket armatimit, gjë që ndihmoi në rënien e tyre./CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here