Doktori Nick Pappas, ortoped nga New Orleans ka treguar tri ushqimet që janë të efektshme kundër inflamimit të nyjave, shkruan New York Post.
Ai ka thënë se duhet ngrënë boronica në mëngjes, arra në drekë e çokollatë të zezë në darkë, në mënyrë që nyajt që qëndrojnë të shëndetshme.
“Mendoj se këto ushqime që i konsumoi shpesh definitivisht kanë kontribuar që t’i mbaj nyjat më të shëndetshme e më pak të inflamuara, sidomos pas ushtrimeve të rënda”, ka shkruar Pappas në rrjetin social TikTok.
Ndërkohë që inflamacioni është simptomë e ndonjë sëmundje apo lëndimi, inflamacioni kronik mund të jetë i dëmshëm, pasi mund të dëmtojë pjesët e nyjave dhe mund të ketë lidhje edhe me diabetin, sëmundjet e zemrës e kancerin.
Pappas ka theksuar se ulja e nivelit të inflamacionit potencialisht mund të evitojë operimin.
“Çdo mëngjes ha boronica”, ka thënë doktori ndërkohë që ka shpjeguar se boronicat përmbajnë më shumë antioksidantë se sa çdo pemë e perime tjetër.
Antioksidantët janë shumë të mirë kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, ndërkohë që sasia e fibrave që gjendet në boronica ndihmon tretjen.
Studimet e fundit kanë treguar se boronicat mund të ndihmojnë djegien më të shpejtë të dhjamit gjatë ushtrimeve.
Acidi yndyror, Omega3, i cili gjendet në arra e që ka veti të larta antiiflamatore, ndihmon nyjat si dhe eshtrat të qëndrojnë në formën e duhur.
Studimet kanë treguar se konsumimi i arrave ndihmon kundër sëmundjeve degjenarative si Alzheimeri.
Doktori e përfundon ditën e tij duke ngrënë çokollatë të zezë me 70 për qind kakao, e cila ka veti të shumta antiiflamatore dhe përmban flavonide.
Çokollata e zezë ndihmon edhe për gjumë më të mirë, sepse rrit prodhimin e hormonit të quajtur serotonina, i cili njihet si hormoni i lumturisë.