Ndërkohë që në ditët e ngrohta, akullorja është ëmbëlsira që konsumohet më së shumti, ka lloje të akullores që nuk konsiderohen të shëndetshme dhe të tjera që janë të shëndetshme.

“Akullorja absolutisht mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Ushqimi është diçka më shumë se veç disa kalori, yndyrë e sheqer”, ka thënë dietologu  Chris Mohr, për Fox News.

Ai ka thënë se gjëja kryesore që njerëzit duhet ta kenë parasysh është që të mos teprohet me konsumimin e akullores, ashtu sikur me çdo ushqim tjetër që përmban kalori e sheqer.

Kurse dietologia Keri Glassman ka thënë se akullorja gjithashtu përmban një lloj përbërësi që quhet C15:0, një acid yndyror esencial.

“C15:0 ka lidhshmëri në uljen e plakjes biologjike sepse forcon qelizat dhe mbron zemrën, metabolizmin dhe shëndetin e mëlçisë”, ka thënë ajo.

Të dy dietologët pajtohen se shija e akullores nuk është se luan ndonjë rol të rëndësishëm, përveç kur bëhet fjalë për shtesat.

“Natyrisht, çokollata e vanilja janë pak a shumë të njëjta. Faktori i rëndësishëm është kualiteti i përbërësve si karameli, biskotat e shtesa të tjera jo të shëndetshme që përmbajnë ngjyrues e ëmbëltues artificialë”, ka thënë Mohr.

Akullore e shëndetshme konsiderohet ajo që përmban krem, qumësht, çokollatë si dhe shije vanilje natyrale.

Për shtesa sipër akullores këshillohet të përdoren frutat dhe arroret në vend të biskotave e shtesave të tjera si bombonet me ngjyra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here