Shkruan: Prof. Xhemaledin SALIHU

A.Gj.Bogovavleviq ishte oficer i Xhandarmerisë Mbretërore Serbe, në librin e tij, në fillim deklaron këtë moto:

“Serbi, nuk ka rrugë më të mirë,

Dhe fat më të mirë, për të shkruar,

Se sa ta “përqafoj” Arnautin,

Deri te qëllimi, për të ardhur.

——————————

Arnauti trim vigani,

Nga të gjitha anët e keqja po të përgatitet,

Në gjakun e tij heroik,

Gjak turku asnjë pikë nuk ka.”

1.Në hyrje shkruan për qëllimin e shkruarjes së librit, se i vetmi qëllim ishte që lexuesin ta njoftoj me fqinjët interesant, Arnautët. Shkrova për këtë popull ashtu si i njoha nga përvoja e ime, gjatë shërbimit shumëvjeçar, komandant i rojeve kufitare në kufirin me Arnautët.

Shkruan se lexuesi do ta njoh këtë popull, duke e lexuar librin dhe se bindja e tij është se e keqja po ndodh në mes Serbëve dhe Arnautëve, nga mosnjohja e Arnautëve, edhepse gjatë i kemi fqinj.

Vazhdon të shprehet se nga vuajtjet të dy popujt janë vëllezër, sidomos me Drenicasit, Rugovasit, Lumjanët, Shkodranët, Malësorët, Llabjanët e shumë të tjerë që Arnautët ndahen në 9-10 fise.

Bogosavleviqi vazhdon të shkruaj se mësuam shumë gjuhë të huaja, edhe rusishten, por nuk e mësuam gjuhën e Arnautëve, të cilët me Serbët e patën një të kaluarë historike të ngushtë dhe të përbashkët.

Bile, në të ardhmenë duhet të jemi një urë lidhëse e fortë në lidhjen e shteteve ballkanike.

Pastaj porosite se patjetër duhet t’i afrohemi dhe të merremi vesh me njëri tjetrin dhe kështu të bashkuar, me dashuri të vërtetë atdhetare do t’i kundërvihemi dhe do t’i luftojmë armiqët tanë të përbashkët.

Poashtu porositë në hyrje të librit se duhet të bëjmë politikë me Arnautët dhe që t’i kemi me ne/Serbët/ si dhe të vdesim për njëri tjetrin.

Pastaj vazhdon duke thënë se mos t’i idhrohemi Arnautëve, kur ata bëhen armë lufte e armikut në dëm tonin.

Pra, Bogosavleviqi vlerson Arnautët, me të cilët duhet të punohet, të merren vesh Serbët, në të mirë të dy palëve dhe në luftë kundër armikut të përbashkët-Perandorisë osmane.

Sipas Bogosavleviqit, kjo do t’ishte Idea Serbe, pra, së pari ta njohësh veten, pastaj fqinjët tu, Arnautët.

MBI ARNAUTËT

Në perëndim të Siujdhesës Ballkanike, përgjatë Detit Adriatik dhe Jon, Epirit, Thesalisë, Greqisë, Malit të Zi, Bosnjës, Hercegovinës dhe Serbisë së Vjetër ekziston Arbania apo Arnautlluku, tri herë më i gjatë se gjërësia e vendit, Arbania apo Arnautlluku/ashtu i quan autori Bogosavleviq/, nga jugu deri në veri është e kufizuar me mallet Vasilica dhe Cara, pastaj vie si kufi Smoliku, Grama, Kseri, Liqeni i Ohrit, Korabi, Turia, Zhalezhi, ndërsa pas Drinit të Bardhë Pashtriku, Gjakova dhe Bori, Bjeshkët e Nemura dhe Zhalia, krejt deri deri te Liqeni i Shkodrës.

Sipas autorit Bogosavleviq këtë vend të Arnautëve e rrethojnë këto qyteza: Bari, Senica, Prijepola, Vranja, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Kosturi, Argikastra dhe Arta.

Pra, sipas autorit Bogosavleviq Presheva dhe Bujanoci i takonin Arbanisë.

Malet më të larta: Mali Sharr, Pashtriku, Temali, Bjeshkët e Nemuna, Tërbonja, Grab dhe Galiniku.

Nga lumenjtë, autori përmend: Bujanën, Shkumbinin, Drinin, Limin, Vardarin, Sitnicën dhe Llabin.

Sipas Bogosavleviqit, në këtë hapësirë prej 40.000 km2 jetojnë rreth 1.000.000 Arnautë, të cilët I ndan në fise: Gegë, Toskë, Krasniq, Kelmend, Mirëditor, Kastrat, Hot dhe Malësor.

Poashtu, në mbështetje të shkrimeve të disa autorëve, Bogosavleviqi shkruan seArnautë ka jashtë Perandorisë osmane, në Austro-Hungari, në fshatrat Nikinci dhe retkovci, në Mitrovicë, në lumin sava, në Srem, Arnautët I takojnë fisit Kelmend dhe sipas këtij autori janë shpërngulur me Serbët më 1737.

Në fshatin Erici, në periferi të Zarës ka afro 1.500 Arnautë, të cilët nga zullumet turke u shpërngulën në Bokon e Kotorrit.

Grupacioni më I vogël I Arnautëve prej 500 banorëve jeton në Istri. Këta Arnautë e ruajtën veshjen kombëtare, adetet, folin gjuhën arnaute dhe janë ortodoks, sipas Bogosavleviqit.

Shpërnguljet më të mëdha të Arnautëve, sipas Bogosavleviqit kanë ndodhur për Itali, në Rajonin Pulska dhe Abrocka, të cilët u shpërngulën pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbut. Italianët I pranuan dhe I morën në mbrojtje, sipas autorit, përshkak të shërbimeve që Ferdinandit I, mbetit të Napolit ia bëri Skenderbeu.

Arnautët I përcolli në Itali djali dhe nëna e Skenederbeut Andronika, pas vdekjes së tij, më 1468.

Arnautët u vendosën në Rajonin e Tribaldit dhe në ujdhesën e Sicilisë dhe këtu ndërtuan fshatrat e tyre: Mecejuza, Kontesa, Pjacadi Gregja dhe Palaco Adriano.

Arnautët në Itali, sipas Bogosavleviqit, shumë prej tyre u bënë italianë, mirëpo shumica I ruajtën adetet, gjuhën dhe veshjen.Arnautët janë të besimit rimokatolik dhe janë afro 60.000 banorë Arnautë.

Tek Arnautët në Itali, kohëve të fundit u ngritë vetëdija kombëtare, ata filluan luftën për popullin e vet, por edhe për Shqiptarët në Arbani. Ata themeluan komitete, mbanin mitingje dhe kërkojnë që Arbania/Shqipëria/ të fitoj Autonominë/ nga Perandoria osmane/ si dhe qeveria italiane t’I ndihmoj në hapjen e shkollave.

Me organizimin e mitingjeve, Arnautët në Itali patën ndikim politik, sepse çështja shqiptare në Itali u popullarizua dhe opinion public Italian filloi t’I përkrah në ate se Arbania duhet ta fitoj Autonominë nën protektoratin e Italisë.

Ndikimi më i madh në Itali ishte nga Jezuitët, i cili fortë ndikoi në mesin e Arnautëve, sidomos në fisin Mirëditor, fisi më i madh shqiptar, me besim katolik.

Bogosavleviqi shkruan se idea mbi Autonominë e Arbanisë u zhvillua te Mirëditorët qysh në kohën e Pren Bibë-Dodës.

Pas vdekjes së tij, djali Prenk-Beu vazhdoi idenë e babës, mirëpo kur ndëgjoi Perandoria osmane e solli në Stamboll, më 1876 dhe e mbajti nën mbikqyerje e si robër.

Më vonë, kur filluan ta vizitojnë bashkëvendasit e tij, Pren-Beun e Mirëditës, Perandoria osmane e izoloi dhe e dërgoi në Azi, në qytezën e Dijar-Beqirit, ku ku edhe Bogosavleviqi qe shërbeu në atë kohë në Stamboll, më 1887 e njoftoi këtë aristocrat të ri të Mirëditës.

Mbretërinë Greke, Arnautët populluan në shekullin XV, u vendosën në rajonin jugor të Evdejesë, bile deri te ujdhesa Androsa.

Sipas Bogovavleviqit, Arnautë ka edhe në ujdhesën Hidra, Specia, Salunisa dhe Porosa.Pos këtu, ata jetojnë edhe në Etoli, Alkamani, Lakoni dhe Meseni, ndërsa shumica janë vendosur në krejt provincinë e Peleponezit, Beoti, Atikë, Megari dhe Argolisa.

Sipas Bogosavleviqit, shumica e Arnautëve janë konvertuar në Grekë, vetëm një pakicë e ka ruajtur gjuhën, veshjen dhe adetet. Arnautë ka 180.000 banorë dhe të gjithë ortodoksësllavë.

Poashtu autori I librit më lartë shkruan se në mbështetje të kësaj që u tha më lartë mund të konkludojmë se Arnautë ka afro 1.5 milionë banorë.

Arnautët shumë pak llogarisin në ate se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.Atyre pak u intereson historia, për këtë edhe nga e kaluara historike nuk dijnë kurgjë të tregojnë mbi veten.

Bile edhe ata nga Kruja dhe Lezha shumë pak folin dhe tregojnë për heroizmin e Skenderbeut.

Pra, kështu është harruar edhe Kastrioti Skendebegu-trimi më i madh i kohës së vet, janë harruar këngëtmbi te, ku këndoheshin veprate tija të mëdha dhe kreshnike.

/Aktuale, kështu edhe në kohën e sotme, kur shumë shqipfolësa jo që e kanë harruar Skenderbeun dhe luftërat e tij heroike për Shqiptarët, por edhe mundohen që ta njollosin me argument të rrejshme-shënim i autorit të shkrimit/

SIPAS ALEKSA GJ. BOGOSAVLEVIQIT, SKENDERBEU PATI PËR QËLLIM ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E POPULLIT SHQIPTAR, TË CILIN E DASHTI ME SHPIRT.

Mbi Arnautët shumë pak dihet, sidomos ne Serbët që duhet të interesohemi përta, përshkak se kah shteti turk, përkufizohemi me Arnautët.

Bogosavleviqi shkruan, ne Serbët kemi shumë libra e punime, nëpërmjet të cilëve njohim shumë popuj si jetojnë, ndërsa jeta dhe adetet e fqinjëve tanë, Arnautëve, na janë pak të njohurë.

“NE, SERBËT, SIPAS TRADITËS DHE TË DREJTËS HISTORIKE, E MARRIM TË DREJTËN E PRONËSISË NDAJ SERBISË SË VJETËR/STARA SRBIJA/ DHE MAQEDONISË, SIDOMOS PËR ATO RAJONE, KU JETOJNË ARNAUTËT DHE RAJONE PA TË CILËT NUK MUND TË MENDOHET SERBIA E MADHE.”

Çdo tentim që të pushtojmë që të jemi më të mëdhenj, më të fortë dhe të çlirojmë vëllezëritë tanë, çdo herë do të hasim në fqinjët tanë, Arnautët, me të cilët duhet të luftojmë.

Në këtë tentim, nuk e dijmë si do të na presin ata, miqësisht e qetë, edhe sikur ta dijnë që ne jëmi popull që kemi të drejtë pronësie në rajonet ku Arnautët jetojnë.Sigurisht se Arnautët, fqinjët tanë me armë do ta na presin dhe se do t’i mbrojnë vatrat e tyre me jete deri ne vdekje.

Aleksa Bogosavleviqi për Arnautët, fqinj të Serbëve shkruan se jetojnë në fise dhe mbahen si gjini, pa marrë parasysh cilës fe I takojnë.

Arnautët janë mikpritësa në shtëpi për mysafirët dhe secila shtëpi me çfarëdo materiali ndërtimor e ndërtuar, duhet të ketë mazgalla-frengji, nëpërmjet të cilave Arnauti mbrohet nga armiku.Këto frengji i gjen në të katër anët e shtëpive.

Shumica e Arnautëve e pijnë rakinë, bile edhe venën, por kur nuk dehen me raki apo venë.

Aleksa Bogosavleviqi, në përshkrimin e Arnautëve, shkruan se ata janë mirë të zhvilluar, sidomos në gjoks.Janë të gjatë dhe të zeshkët, ndërsa ata që janë të shkurtër janë më shumë biondinë.

Rrallë gjen dhe shikon ndonjë Arnaut me krye të bukur dhe të rrumbullakët, kryesisht kanë kafkën qosheli dhe me gunga.

Femrat janë mesatarisht të rritura, kryesisht të bukura dhe të shëndosha.

Në përgjithësi, femrat e Arnautëve janë punëtore dhe të vyeshme, shumë të mira dhe nëna fisnike.

Arnautët martohen prej 18 deri më 25 vjet, ndërsa vajzat arnaute fejohen prej 14 deri 20 vjet.

Gjatë dasmës, kryesisht krushqit janë të armatosur, takohen në vendin e caktuar dhe posa të takohen fillojnë të qesin me pushka dhe me revole, meren ne grykë, por nuk puthen. Dasmorët udhëhiqen nga barjaktarët.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të nuses, organizohen vrapime të kuajve dhe të vrapuesve, për shaminë e nuses apo edhe ndonjë peshqesh tjeter, varësisht nga pasuria e zotit të dasmës.

Arnautët nuk martohen në mes veti, poqese i takojnë të njëjtit fis. Ata në biseda, asnjeherë nuk shprehen për gratë e veta dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që Arnauti t’I fole për gruan e vet Arnautit tjetër.

Në vazhdim, në librin e tij, Bogosavleviqi shkruan për ritet dhe besën shqiptare. Shqiptarët, thotë nuk janë aq fetarë, sepse vetëm të premteve mblidhenb në xhami, ndërsa kur shkruan për besën thotë se bësën e dhanur e mbajnë, kështu që shumë kanë vdekur, pa e pasur ndonjë faj, vetëm e vetëm se e kanë dhënë besën, të cilën nuk e tradhtojnë.

Pastaj vazhdon të shkruajë për hakmarrjen te Shqiptarët dhe thotë se ata qysh në fëmijëri edukohen dhe përgatiten për hakmarrje ndaj gjakmarrësit dhe armikut.

Poashtu, në këtë libër shkruan edhe për gjuhën shqipe, shpreh mendime shumë negative për gjuhën shqipe. Mirepo, në spjegimet që I jep për gjuhën shqipe, pasurinë, origjinën, gramatikën, huazimet, shihet qartë se nuk e njeh lëminë e gjuhës shqipe, sigurisht mosnjohja rrjedh nga ajo se është ushtarak e nuk është ndonjë gjuhëtar.

“AJO QË I DHEMB MË SË SHUMTI BOGOSAVLEVIQIT NË LIBËR ËSHTË KOSOVA E HUMBUR PËR SERBËT, NGA PAKUJDESIA  E TYRE.

KOSOVA PËR SERBËT ËSHTË VARREZË E MBRETËRISË SERBE DHE TRIMAVE SERBË.

KJO ËSHTË GJENDJA REALE, NJË FAKT I DHIMBSHËM, POR I VËRTETË DHE KUSH  E VËRTETON TË KUNDËRTËN, KUSHDO QË ËSHTË AI, SË PARI E MASHTRON VETEN E PASTAJ TË TJERËT.

KËSHTU NUK VEPROJNË PATRIOTËT DHE ATDHËTARËT.

NE, SERBËT DUHET T’I MBROJMË VISET TONA NGA DEPËRTIMET  E LEMENTËVE TË HUAJ, POR JO KËTË GJENDJE REALE TA KTHEJMË SI TË VËRTETË.”

Bogosavleviqi fajëson Serbët për këtë gjendje në raport me Arnautët. Shtron pyetjen:çfarë duhet të bëjmë tashti? Aka mundësi dhe mënyra që e humbura të kthehet dhe gabimet e bëra të zbuten?

Përgjigja vie nga Bogosavleviqi, së pari duhet të jemi të sinqertë ndaj vetes, të pranojmë gabimet tona, të cilët në kohë I bëmë dhe në vazhdim i bëjmë, atëherë do të gjejmë mundësi dhe mënyra, që këto gabime t’i rregullojmë dhe ndrqim. Përvoja e deritanishme na mëson që zgjedhëm rrugën e duhur dhe të drejtë. Kështu rruga e vetme është ndaj Arnautëve dhe më e drejta do t’ishte që ne, Serbët direct, pa ndërmjetsues të afrohemi me Arnautët , t’i njohim dhe të paqësohemi me ta.

Faktet, sipasBogosavleviqit, se ne, Serbët, pas luftës së fundit serbe-turke, nga Arnautët krijuam gjaksorë dhe hakmarrës. Kështu, bëmë gabime, se Arnautët e Toplicës uk patëm mundësi dhe sukses t’i ndalim në tokën tonë, sikur në rrethin e Jabllanicës që tashti janë Arnautët lojalë në mbrojtjen dhe ruajtjen e kufirit edhe më mirë se disa batalone ushtarësh serbë.

Asnjeherë nuk provuam t’i afrojmë, edhepse janë gjaksorë të rreptë, ata janë njerëz me karakter të fortë, me moral dhe besnikë të miqëve.

Ata na urejnë si grabitës të pronave, shtëpive dhe atdheut të tyre, por na nderojnë si trima.

Në vend se na t’i ofrojmë dhe t’i përfitojmë, në këtë drejtim nuk dijtëm, këtë e bënë armiqët tanë. Pra, urrejtja personale dhe hakmarrja e Arnautëve u shndërrua në një urrejtje nacionale.

Sipas Bogosavleviqit, Arnautët janë popull për vete, ata kanë shtetin e vet, i cili nuk është mbretëri turke, por e tyre- e fisit.

Ata kanë princin e tyre, për atë sulltanin në Stamboll, aspak nuk mërziten.

Në librin e tij, Bogosavleviqi e pranon ekzistimin e Arnautllukut-Atdheun e Arnautëve, andaj edhe shprehet për kolonelin turk nga Prishtina, duhet të shkojë në kufi me Serbinë, duke kaluar nëpër Arnautllukun duhet të ketë kujdesi të madhe, me përcjellje të kalorsisë së armatosur deri në dhëmb.

Ndërsa deri sa kthehet për në Prishtinë është më i lirë: prej Kurshumlisë, në Prokuple, Nish, Vranjë, Shkup se sat ë kthehet nëpër Lab dhe Sitnicë.

Bogosavleviqi, kur shkruan për raportet serbe-turke, shprehet se Turqiakurrë nuk është e interesuar për paqë në mes të Serbëve dhe Arnautëve, sepse në këtë armiqësi , është e sigurtë nga Serbët.

NË KOSOVË DERISA KA MUNDËSI PËR SUKSES, DUHET TË PAJTOHEMI DIREKT ME ARNAUTËT, TË AFROHEMI SA MË SHUMË ME TA, TË NJIHEMI SA MË MIRË ME TA, TË MIQASOHEMI ME TA, TË LIDHEMI ME BESË ME TA, ATËHERË KOSOVA ËSHTË SERBE, BILE EDHE MAQEDONIA DO TË JETË SERBE, SHKRUN DHE POROSIT BOGOSAVLEVIQI NË LIBRIN E TIJ: MBI ARNAUTËT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here