Dieta e mish që është bërë tejet virale në TikTok ka pasoja katastrofike shëndetësore, sipas një specialisteje të zorrëve.
Dieta e cila përbëhet vetëm nga mishi, peshku dhe produkte të tjera shtazore, është shndërruar në një sensacion në TikTok me pothuajse 100 milionë video të shpërndara.
Por një specialiste shëndetësore ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese të kësaj diete.
“Mishi, vezët dhe gjalpi përmbajnë një grumbull të tërë vitaminash esenciale, kjo është e vërtetë.
Megjithatë, ajo që këta persona nuk po konsumojnë, janë të gjitha gjërat që trupi juaj ka nevojë, e që kjo dietë kufizuese nuk i përmban”, ka thënë specialistja e zorrëve, Jane Clarke.
Skorbuti është sëmundje arkaike e lidhur me piratët, të cilëve u mungonte furnizimi me fruta dhe perime në det, dhe mos konsumimi i produkteve që përmbajnë vitaminën C paraqet rrezik për shfaqjen e kësaj sëmundjeje.
“Mos konsumimi i burimeve të rëndësishme të vitaminës C ka të ngjarë të dëmtojë rëndë sistemin tuaj të imunitetit, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe viruseve të tjera”, ka shtuar Clarke.
“Vitamina C është thelbësore për sintezën e kolagjenit dhe funksionimin e sistemin imunitar. Mungesa e vitaminës C në dietë mund të çojë në skorbut. Skorbuti shkakton lodhje dhe mund t’ju çojë deri në humbjen e dhëmbëve”, ka shpjeguar ajo.