Aleksander Hasanas 

…Të gjitha gjetjet arkeologjike janë shume të rëndësishme, por një nga gjetjet e cila fatkeqësisht nuk gjendet më ishte një pllakë guri me përmasa rreth 40×65 cm, gjetur në vitin 1974 në Labëri, me saktë në kalanë e Katafiqit në Kuç – Vlorë – Shqipëri.
Ilustrimi është bërë nga grafisti Pandi Mele.
Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.
Në 1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në 1980 objekti i është dërguar F. Stamatit në laboratorin e restaurimeve, dhe më pas i është kthyer Akademisë së Shkencave.
…Në vitet 1980-1981 ky artefakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave. Ilustrimi i artefaktit është publikuar ne vitin 1982 në kopertinën e punimit me titull “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” mbajtur nga profesor Aleks Buda.
Vjedhja (zhdukja) mund të jetë bërë nga armiqtë e çështjes shqiptare (apo blere nga ta) ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë artefakte tjera (Për këtë te dhënë ndihmuan zoti Petrit Gaci dhe Besir Bajrami).
Po ashtu kjo e dhënë është publikuar ne rrjetin social Facebook të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë (DRKK Vlore) në datën 24 Korrik 2015 ku thuhet se:
“Grafik i Emblemës e gdhendur në gur me përmasat 30 x 40 cm, gjetur në rrënojat e Kalase se Katafiqit nga etnologu i njohur Rok Zoizi në vitet ’70.”
Ky artifakt është përmendur dhe nga studiuesi H. Luci ne një punim te tij për fshatin Kuç ku midis te tjerave thotë se:
“…Në kalanë e KATAFIQIT, KUC, VLORE është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm, ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës….”
…Mirëpo çfarë thotë më poshtë ky autor: Zhdukja ose asgjësimi i këtij artefakti duhet të jetë bërë për për disa arsye.
E para shkaku i zhdukjes ka qenë vjetërsia e tij e cila sipas disa studiuesve shkonte 5000 – 7000 vjeçare ndoshta edhe me shumë. Shkak tjetër mund të kenë qenë simbolet e gjetura tek shqiponja. Në gjoksin e saj ishte i gdhendur gjethja e lisit e cila së bashku me shqiponjën vetë janë simbole te Dodones. E dyta trupi i saj sidomos flatrat është i përberë prej disa konturesh tip kolonash.
Këto kollona sipas studiuesit GJergj Zoga tregojnë konturet e një ndërtese të vjetër pra të një objekti të lashtë. Kollonat identifikohen me vetë shtetin. Në një vend qe dikur ka pas ndërtesa antike. Zeusi për të gjetur qendrën e botës hodhi dy shqiponja në ajër në të një njëjtën kohe, një ne drejtim te lindjes dhe tjetrën në drejtim të perëndimit.
Ato fluturuan drejt njëra tjetrës dhe vendi ku u takuan ishte qendra e botës. Ky vend nuk ishte Delfi sic përpiqen ta thonë disa, por Dodona, orakulli më i vjetër së Delfi. Nga atëherë shqiponja me dy koka ishte simbol i pellazgëve dhe Dodones.
Gjetja e këtij artefakti me simbolin e Lisit te Dodonës është një provë e fortë (Shih libri “Encyclopedia of Mysterious Places: The Life and Legends of Ancient Sites Around the World”, Robert Ingpen, Philip Wilkinson, Barnes and Noble, USA 2000)…
Tekst i shkeputur prej shkrimit: Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981? Nga Gëzim Llojdia.
Gazeta Telegraf -15 Gusht, 2021. /Trungu & InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here