Categories: KURIOZITETE

Duken si të pavërteta:Urat e pazakonshme të rrugës së Atlantikut në Norvegji(Foto)

Rruga e Atlantikut në Norvegji padyshim se është një nga rrugët më magjepsëse për shkak të  shtatë urave të pazakonta, të cilat e kanë shndërruar këtë rrugë në një atraksion turistik.

Ajo ngrihet mbi dallgët e tërbuara  të detit të Norvegjisë, të cilat përplasen gjatë stuhive mjaft të shpeshta. Ky segment, i njohur si Rruga 64, përbëhet nga disa diga, shtatë ura dhe katër stacione  për ndalim – të cilat përdoren për relaksim dhe për të shijuar pamjet e pabesueshme që shtrihen përpara.

Rruga është ndërtuar para se gjithash për t’i lidhur komunat Etudes dhe Averoy. Përgjatë kësaj rruge janë ndërtuar edhe vende të veçanta për peshkim (madje një urë është e projektuar enkas për këtë qëllim), në të cilat turistët dhe banorët lokalë vijnë shpesh për të peshkuar merluc të freskët.

Në shekullin e 20-të, rruga fillimisht ishte konceptuar si hekurudhë, por meqë planet për këtë kishin dështuar, në vitet 1970-ta filloi planifikimi i rrugës, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1983.

Të goditura hiç me pak se 12 herë radhazi nga erërat e fuqishme, urat e jashtëzakonshme të Rrugës së Atlantikut më në fund u lëshuan për qarkullim më 7 korrik, të vitit 1989

In For Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

1 day ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

1 day ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

2 days ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

2 days ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

2 days ago