Zanafilla e shumë qyteteve të Shqipërisë është e lashtë.

Në territoret ku jetojmë sot ne shqiptarët, janë krijuar qytete disa shekuj përpara erës së re, pra përpara se të niste kalendari me të cilin numërojmë vitet sot.

Këto qytete janë krijuar për shkaqe të ndryshme: strategjike, tregtare, administrative, ekonomike.

Për fat të keq, si edhe në vende të tjerë të globit, disa qytete të lashtë shqiptarë janë rrënuar përfundimisht.

Të tjerë kanë lindur të rinj.

Vetëm pak prej tyre kanë vazhduar të jenë qytete edhe në ditët tona.

Shqipëria ka disa qytete të vjetër si Berati, Gjirokastra, Lezha, Shkodra etj.

Por megjithëse mosha e tyre është 1 mijë e më shumë vjeçare, prapë nuk krahasohet me katër qytetet më të lashtë të Shqipërisë.

Këta janë: Butrinti, Apolonia, Dyrrahu ose Durrësi i sotëm dhe Orikumi.

Këto katër qytete janë themeluar që në shekullin e gjashtë dhe të shtatë para erës sonë në tokat ilire, pra kanë një moshë rreth 2.600 – 2.700 vjeçare.

Qytetet në fjalë kanë qenë të vendosura në pozicione zotëruese pranë rrugëve kryesore të qarkullimit.

Prandaj kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik.

Nga këta të katërt, tre nuk ekzistojnë më si qytete. Ata ekzistojnë si rrënoja si në rastin e Butrintit dhe Apolonisë.

Ose janë zhdukur dhe janë shndërruar si në rastin e Orikumit që gjendet pranë fshatit Radhimë në Vlorë.

I vetmi qytet me këtë moshë të madhe që vazhdon të jetë qytet edhe në ditët tona është Durrësi.

I cili mban kështu kurorën e qytetit më të lashtë në Shqipëri.

n.s. / dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here