Një studim i ri ka treguar se njerëzit mund të jenë më bamirës kur gjumin e bëjnë më mirë, raporton FemaleFirst.

Një grup shkencëtarësh në Zvicër kanë gjetur lidhshmëri në mes të kualitetit të gjumit dhe bamirësisë.

Ata morën 54 të rritur dhe i bënë pjesë të një loje në të cilën ata u shpërblyen me aq para sa numri i pikëve që siguruan në lojë. Pastaj atyre iu kërkua të zgjidhnin nëse donin t’i mbanin paratë për vete apo t’i dhuronin për bamirësi.

Gjatë studimit aktiviteti i trurit të pjesëmarrësve u analizua ndërsa ata flinin dhe rezultoi se ata që kishin kualitet më të mirë të gjumit prireshin të dhuronin para për bamirësi.

Ata analizuan pjesën e djathtë të trurit, e cila është përgjegjëse për mendimin për të tjerët.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Bernit ka shkruar në gazetën “Neuroscience” se sjelljet me të mira shoqërore luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e raporteve të mira me njerëz.

Ndërkohë edhe në vitin 2022 “We Forum” ka raportuar se një studim që ishte bërë në Universitetin Berkeley, sugjeroi se mungesa e gjumit ka lidhshmëri me uljen e zemërgjerësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here