Ekziston një mit që orizi ndihmon në tharjen e një telefoni që ka rënë në ujë.

Por kjo është hedhur poshtë nga Apple, e cila në udhëzuesin e saj të fundit të lëshuar, paralajmëron se një iPhone i lagur nuk duhet të vendoset kurrë në një tas me oriz

Kompania thotë se vendosja e një pajisjeje të lagur në një tas me oriz mund të shkaktojë dëme shtesë nëse grimcat e vogla të orizit hyjnë në telefon.

Në njoftim thuhet se nuk duhet të praktikoni truke të tjera në internet si përdorimi i burimeve të jashtme të nxehtësisë, pra tharja me tharëse flokësh, apo pastrimi me kunja veshi.

Ekspertët thonë se lënia e iPhone të thahet në temperaturën e dhomës është metoda e vetme më efektive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here