Për shkak të motit të ftohtë, veturat mund të kenë vështirësi gjatë ndezjes në muajt e ftohtë të dimrit.

Moti i ftohtë mund ta dëmtojë baterinë, e si pasojë e kësaj, ekzistojnë disa këshilla se si të ndizet vetura. Ulni shpenzimin e energjisë së baterisë.

Para se ta ndizni veturën, tentoni që të mos shpenzoni bateri të panevojshme. Pra, mbyllni të gjitha dyert, me qëllim që të fiket edhe drita e sipërme dhe ndalojini opsionet e tjera, duke përfshirë ngrohësin, radiot dhe dritat. Kjo bën që bateria e veturës të kursehet dhe ndezja e veturës të jetë më e suksesshme, shkruan wikihow.

Kur të vendosni çelësin, mos e rrotulloni mbi 10 sekonda pasi kjo s’do të kryejë punë. Sigurohuni që ndezja e veturës në sekondat e parë e kursen veturën dhe i jep siguri asaj. Ktheni çelësin dhe tentoni të ndizni motorin.

Nëse motori nuk arrin të ndizet, pritni pak minuta dhe provoni përsëri. Ndonjëherë kjo do të lejojë që bateria të marrë ngarkesën e duhur dhe të ndezë motorin. Nëse vetura nuk ndizet edhe pas disa përpjekjeve, lëreni një ose dy minuta të rikuperohet.

Kjo i jep kohë baterisë të marrë hapësirë që tentimi i radhës të ketë sukses. Nëse vetura është pranë ndezjes, por duket e ngadaltë, provoni përsëri.

Në kushte të rënda rekomandohet edhe largimi i baterisë dhe dërgimi i saj në një hapësirë më të nxehtë, në mënyrë që pas 2-3 orësh të kthehet sërish në veturë.

Rekomandohet edhe konsultimi me manualin. Pothuajse çdo veturë posedon doracakun me rekomandime dhe këshilla mbi veturën.

Hidhini një sy dhe shihni nëse ka porosi që ju duhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here