Lindja nuk është shëtitje në park, por një nënë ka pohuar se lindja e saj aktive zgjati vetëm gjashtë minuta – dhe ajo tentoi shtytjen vetëm katër herë.

E sekreti për një lindje kaq të qetë duket të jetë çaji i gjethes së mjedrës.

Për këtë, qe një nënë e re, Justine Glenn, e cila ndau historinë e saj të pabesueshme të lindjes, duke pretenduar se ajo gjithashtu nuk kishte lot apo shqyrje.

Me këtë rrëfim, përdorues të Tik-Tokut u mahnitën, madje disa e quajtën nënën e dy fëmijëve si “fatlume”.

Ndaj edhe Justine ndau ‘sekretet’ për lindjen e saj të shpejtë, duke thënë se kishte disa gjëra që ajo kishte provuar që ‘mund’ të kenë ndihmuar që procesi të ecte shpejt.

Ajo thotë se pinte çaj nga gjethet e mjedrës (të mos ngatërrohet me çajin e frutave të mjedrës) nga java e 32-të e shtatzënisë dhe hante tre deri në katër ananas çdo javë nga 36-ta e saj.

Përveç pijes së saj të përditshme, ajo pretendon se ka bërë të paktën 10,000 hapa çdo ditë gjatë shtatzënisë. Ajo gjithashtu vazhdoi të shkonte në palestër tre herë në javë dhe shpenzoi 40 minuta në ditë duke përdorur një top lindjeje nga java e 32.

Justine thotë se nuk mund të jetë e sigurt nëse këto ‘sekrete’ e ndihmuan drejtpërdrejt lindjen e saj të shpejtë – dhe pranoi se ajo duhej të duronte pesë orë kontraktime para lindjes aktive.

Mijëra njerëz kanë pëlqyer që atëherë TikTokun e Justine – Por a mund të ndihmojnë vërtet pretendimet e saj që lindja të jetë kaq e qetë?

Marie Louise, një mami e kualifikuar me mbi 12 vjet përvojë, tha për Metro.co.uk se derisa shumica e informacionit që këshillon kjo grua është zakonisht i sigurt dhe mund të jetë efektiv (domethënë ushtrimet dhe një top lindjeje ) vetëm një sasi shumë e vogël e informacionit mbështetet nga kërkimi shkencor.

“Ka disa prova për të mbështetur ndikimin pozitiv që kanë ushtrimet, joga dhe një top lindjeje”.

Megjithatë, Marie Louise thotë se nuk ka asnjë provë shkencore se pirja e çajit të gjetheve të mjedrës do të bëjë një ndryshim, pavarësisht se disa njerëz pretendojnë se ai ‘tonizon mitrën’ (p.sh. forcon muskujt), gjë që nga ana tjetër mund të ndihmojë në ‘përshpejtimin e lindjes’.

Ajo gjithashtu nuk beson se ngrënia e ananasit do të bëjë ndryshim.

”Përfundimi është se nuk ka asnjë provë të fortë nga studimet shkencore që tregojnë qartë se çaji i gjetheve të mjedrës tonifikon mitrën dhe për këtë arsye sjell ose përshpejton lindjen. Prandaj, vendimi për të provuar këtë ilaç shtëpiak është një vendim personal”, thotë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here