Gjithashtu, ekspertët suedezë theksojnë se një orë në ditë është e mjaftueshme që fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç të jenë para ekranit.

Pavarësisht se ndikimi negativ i ekraneve dhe dritës blu në zhvillimin e fëmijëve dihet prej kohësh, prindërit shumë shpesh nuk i ndjekin këshillat.

Në udhëzimet e reja, ekspertët suedezë shpjegojnë se kufizimi i ekspozimit ndaj ekraneve është po aq i rëndësishëm sa t’u mësosh fëmijëve zakone të shëndetshme të të ushqyerit ose sigurinë në trafik.

Së fundmi, autoritetet në Danimarkë njoftuan gjithashtu rregulla që fëmijët nën moshën dy vjeç duhet të lejohen të përdorin pajisje vetëm në “raste shumë të veçanta”, siç janë ato me vështirësi në të mësuar.

“Edhe pse ekranet dixhitale mund të jenë një burim informacioni të dobishëm, argëtimi dhe të ofrojnë mundësinë e kontaktit me njerëz të tjerë, truri i të rinjve nuk është ende mjaft i pjekur për të marrë këto gjëra të dobishme”, theksojnë pediatër suedeze.

Fëmijët që përdorin shpesh telefonat inteligjentë, tabletët ose ekranet e kompjuterit janë nervoz, kanë përqendrim më të dobët dhe i mbajnë mend informacionet dy herë më shpejt se fëmijët që nuk i përdorin këto pajisje.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve janë më të prirur ndaj problemeve të sjelljes dhe madje edhe depresionit në fëmijëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here