Sigurisht që ju e keni parë këtë foto të Rebecca Herbert, gazetare e mjedisit, “Toka e lodhur”, publikuar ekskluzivisht nga gjigandi National Geographic. Më shumë se si imazh, ajo që ju ka përfshirë është mënyra se si natyra shpëton veten, se si pylli ruan në thellësinë e vet shpirtin e madh të mbijetesës, duke treguar përmes këtij shembulli unik atë bashkëjetesë, të cilën ne nuk mund ta kuptojmë, por e kemi të pamundur të mos e konsiderojmë si një mrekulli.

Pema më e hollë është prerë vite më parë dhe pema e madhe, e mban dhe e ushqen që atëherë kur ajo ra pré e barbarisë që po shkatërron natyrën, por ajo nuk pranoi të vdiste, t’i jepej këtij vullneti shkretues.

Ata “zgjohen” së bashku në pranverë dhe “shkojnë për të fjetur” së bashku në vjeshtë, duke treguar mbi magjepsjen e bashkëjetesës.

Inoskulimi*, që ka ndodhur kësisoj, është një fenomen natyror në të cilin pjesë të dy pemëve të ndryshme, zakonisht por jo ekskluzivisht të të njëjtes specie, rriten së bashku, duke u shartuar vetë në mënyrë të natyrshme, dhe duke ndarë lëndët ushqyese në një harmoni perfekte.

Pema e madhe në sfidën e saj si “nënë”, tregon mbi forcën që natyra ofron, mrekullinë e atij instinkti amësor, i cili mposht fatalizmin e shkatërrimit, duke dëshmuar se krijimi ka gjithnjë një lëndë për të mëkuar si balsam dhe si fuqi mbijetese.

Termi “*Inoskulimi” buron nga latinishtja- ōsculārī, për të puthur, dhe vërtetë kjo puthje është nga më të rrallat që ju keni parë dhe nga më sfidueset që natyra ofron si një ndjesi joshëse.

Kjo “njerkë” e përkushtuar, u tregon shumë nënave se cili është misioni që e shenjtëron atë, se si dashuria për jetën e kthen trupun e saj në një mundësi mbijetese dhe adhurimi.

FOTO/ Pema “njerkë” që tregon se dashuria për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here