Categories: SOCIALE

Këto janë masat e reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se prej datës 15 prill do të hyjnë në fuqi masa të reja për të luftuar pandeminë Covid-19 pasi të dielën u konfirmuan edhe 72 raste në Kosovë. Masat e reja parashohin kufizim të lëvizjes në orë të caktuara dhe lejim të qarkullimit vetëm për kryerjen e nevojave primare si dhe furnizimit. Vitia bëri të ditur se nesër aneksi i ri do të bëhet i ditur për të gjithë.

‘’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Këto itë edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, diët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qtyetaarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morrëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë‘’, thotë Vitia.

‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sporvë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’

‘’Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave’’

‘’Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. ‘’

‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid=19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën. /Express/

In For Culture

Recent Posts

Pse gjithmonë stjuardesat na presin në aeroplan me duar pas shpinës?

Ju mund të keni vënë re se kur hipni në një aeroplan, stjuardesat e fluturimit…

14 hours ago

Çfarë nuk na mësojnë autoshkollat?

Disa njerëz besojnë se je i sigurtë kur udhëton me makinë nëse di sinjalistikën rrugore,…

14 hours ago

Historia e familjeve të njohura shkodrane

Studiuesi tiranas, Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë…

14 hours ago

Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten…

14 hours ago

Korça dhe kinematë e viteve ’30

Nga Juliana Dhimitri Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema.…

15 hours ago

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht…

15 hours ago