Letra e pjekjes është shumë e përshtatshme, shumë e dobishme për gatim dhe pastiçeri që na lejon të pjekim sasi të mëdha ushqimi dhe në të njëjtën kohë tava lahet shumë lehtë pasi të kemi përfunduar gatimin.

Duke vendosur letër furre në tepsi, mund të pjekim pothuajse çdo gjë: byrekë, bukë, pica, ëmbëlsira. Por a ka një mënyrë të përshtatshme për ta përdorur atë? Përgjigja këtu nuk është “po” ose “jo”. Varet nga letra.
Shumica e letrave në treg janë të dyanshme, kështu që nuk ka rëndësi se cilën anë përdorni pasi të dyja janë identike. Ka letra të tjera që kanë një shtresë të lehtë silikoni në njërën anë për ta bërë edhe më të lehtë pjekjen dhe për të reduktuar mundësitë që ushqimi apo pasta të ngjiten në letër.

Si e kuptoni këtë? Me prekje. Aty ku ka silikon, ana është më e shndritshme dhe më e lëmuar, duke e bërë më të lehtë që dora jonë të rrëshqasë mbi të. Pra, sa herë që blini letër që nuk ngjit, kontrolloni që të dyja anët të jenë të njëjta në mënyrë që të dini se si ta përdorni./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here