Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planifikojnë të nisin projektin e parë të të ashtuquajturit reaktor atomik “Natrium”.

Ekspertët japin alarmin; projekti sipas tyre është përpjekje e gabuar për uljen e CO2.”TerraPower”, kompania e energjisë bërthamore e Bill Gates, si dhe “PacifiCorp” – në pronësi të kompanisë Holding të Warren Buffett, “Berkshire Hathaway” – u bënë bashkë në shtator të 2020-ës në projektin “Natrium”, thotë DW.

Bëhet fjalë për një reaktor të vogël modular për të cilin ata thonë se do të jetë i zbatueshëm deri në vitin 2030.Shumë vende po mendojnë si zgjidhje reaktorë bërthamorë më të vegjël, të ashtuquajtur modularë, si një mënyrë për të mbështetur prodhimin e energjisë me emetim të ulët, duke shmangur varësinë e deritanishme nga karburantet klasike si gazi apo qymyri dhe duke kaluar tek burimet e rinovueshme të energjisë.

Reaktori do të ndërtohet në Wyoming, shteti kryesor i prodhimit të qymyrit në Shtetet e Bashkuara”, tha Gates.

Ne mendojmë se ‘Natrium’ do të ndryshojë historikun e industrisë së energjisë“, theksoi ai.

Akti i Transformimit të Energjisë së Pastër të SHBA-së kërkon eliminimin e qymyrit deri në vitin 2025 dhe dekarbonizimin e plotë të rrjetit deri në vitin 2045.

Ekspertët thonë se Gates  ka nënvlerësuar vazhdimisht rolin e sigurt dhe tashmë të provuar të energjisë së rinovueshme në dekarbonizimin e ekonomisë sonë, duke i dhënë rëndësi një teknologjie më të rrezikshme dhe me pasoja si gjeoinxhinieria dhe ajo bërthamore.

Ata flasin për qasje të rrezikshme që çon në një rrugë krejtësisht të gabuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here