Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që kanë para për të shpenzuar.

Vizat e arta ofrojnë mundësinë për njerëzit e pasur që në thelb të ‘blejnë’ të drejtën e qëndrimit.

Çfarë është një vizë e artë?

Skemat e qëndrimit me investime, të njohura ndryshe si ‘viza e artë’, u ofrojnë njerëzve mundësinë për të marrë një leje qëndrimi në një vend duke blerë një shtëpi atje ose duke bërë një investim ose donacion të madh.

Çdo aplikant duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç, të ketë një dosje të pastër kriminale dhe të ketë fonde të mjaftueshme për të bërë investimin e kërkuar.

Cilat vende të BE-së ofrojnë viza të arta dhe cilat janë kërkesat?

Ka vetëm disa vende që ende ofrojnë pasaporta të arta në BE. Një nga këto vende është Malta. Këtu shuma minimale e investimit fillon nga 690,000 € dhe ofron shtetësi nga 12 deri në 36 muaj.

Portugalia

Portugalia konsiderohet gjerësisht si skema ‘më e mirë’ për ata që kërkojnë të marrin qëndrim me investim. Në vitin 2021 ka tejkaluar 10,000 aplikime për viza të arta.

Këtu njerëzit ose mund të blejnë një pronë ose të investojnë një pjesë të pasurisë së tyre në vend – të njohura si investime të transferimit të kapitalit.

Investimi minimal në Portugali është 280,000 €.

Italia

Italia është një tjetër destinacion popullor për ata që kërkojnë të marrin qëndrim me investim. E prezantuar në vitin 2017, viza e saj e artë u jep shtetasve jashtë BE leje qëndrimi për dy vjet në këmbim të një investimi në Itali.

Investimi minimal këtu është 500,000 €.

Greqia

Greqia ofron viza të arta, me një nga proceset më të shpejta për marrjen e rezidencës. Të huajt e kualifikuar mund të marrin një leje brenda 60 ditëve nga aplikimi.

Ajo gjithashtu ka një nga pragjet më të ulëta për investim me vetëm 250,000 € të shpenzuara për prona në vend.

a.m/dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here