Më i madhi në llojin e tij prej 17.6 karat, pritet të shitet në vlerën 50 milion Dollarë

Diamanti më i madh blu, xhevairi me i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, mund të shitet në vlerën e deri 50 milionë Dollarëve  në shitjen e bizhuterive të rralla të Christie në Gjenevë më 7 Nëntor. I njohur si “Bleu Royal”, ky diamant blu i vendosur në një unazë , është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.

“Ajo që e bën Bleu Royal kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij,” shpresojmë  se do të mundë diamantin blu 14.6 karatësh të njohur si “Oppenheimer Blue”, që Christie’s e shiti në 2016 për 57 milionë Dollarë”.

Në ankand do të prezantohet  gjithashtu një orë dore Rolex e mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apocalypse Noë”, në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve dhe pritet të vlerësohet në shumë e 1 deri ne 2 milionë Dollarëve.

E teksa në një ankand tjetër online që do të zhvillohet nga 3 deri në 16 Nëntor, Christie’s do të ofrojë një gjerdan me perla të veshur nga ikona e filmit dhe modës Audrey Hepburn në skenën e fundit të filmit “Roman Holiday” nga viti 1953. Gjerdani u krijua nga argjendaria e njohur italiane Furst.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here