Rrjeti social “X” i njohur dikur si Twitter ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar. Fjala është për funksionin e audio dhe videothirrjeve.

Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe, pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të videothirrjeve, e ky është një hap drejt revolucionit të “X” me qëllim që të jetë një “aplikacion për të gjithë”, siç dëshiron pronari Elon Musk.

Pas hapjes së X-it, disa përdorues i pret mesazhi “Audio and Video calls are herë!” e disa përfshijnë edhe instruksionet për përdorimin e funksioneve të reja.

Opsionet mund të gjenden në sektorin “settings” për mesazhe të drejtpërdrejta (Direct Message) e funksionet e reja mund edhe të fiken për përdoruesit që nuk duan t’i kenë në dispozicion audio dhe videothirrjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here