Studiuesi Auron Tare ka përkujtuar gjeneralin e personalitetin e njohur shqiptar Said Mustafa Pasha Arnauti dhe vendin e tij në historinë e artin francez.
Tare përmend dy veprat madhështore të artit që i janë kushtuar atij si dhe bën një përshkrim të veprës së tij. Tare shkruan se gjenerali Said Mustafa Pasha ishte komandant i trupave otomane në Egjipt, ku erdhi si një veteran i luftërave ruso-turke.
Në përballjen e tij me trupat franceze të udhëhequra nga Napoleoni në vitin 1799 ai tregoi trimëri e aftësi të pashoqe duke zbythur trupat sulmuese deri në plagosjen e tij në përballjen me gjeneralin kundërshtar, ku u plagosën të dy.
Pas përfundimit të luftës, gjenerali shqiptar Said Mustafa Pasha u mor në Paris nga Gjenerali francez Murati ndërsa në nderim të trimërisë së tij atij i janë kushtuar sot një statujë në Harkun e Triumfit dhe një pikturë.
![](https://inex.press/wp-content/uploads/2023/05/640-0-340014967-1384451632122715-3332035378136807063-n-1680950275.jpg)
“Gjeneral Said Mustafa Pasha Arnauti dhe arti francez.
Si rralle ndonje here nje personaliteti shqiptar, arti dhe historiografia franceze i kane kushtuar aq vemendje sa Gjeneralit Said Mustafa Pasha. Dy vepra madheshtore te artit francez kane si protagonist, Gjeneralin Arnaut.
![](https://inex.press/wp-content/uploads/2023/05/640-0-340285972-1078257463101222-3371831019493386284-n-1680950274.jpg)
Said Mustafa ishte nje Veteran i Luftrave Ruso-Turke. Ai erdhi ne komanden e trupave otomane te Egjyptit te cilat te mbeshtetura nga flota britanike po mundoheshin te pengonin avancimin e trupave franke te udhehequra nga nje gjeneral i ri i quajtur Napoleon me 1799. Said Pasha me veprimet energjike rreshtoi ushtrine e tij ne brigjet e Abukirk duke thyer francezet te cilet u larguan ne panik. Fatmiresisht per Napoleonin fitorja e gjeneralit Said Mustafa nuk u shfrytezua prej tij ne ndjekjen e trupave franceze te thyera gje qe i tha kohe Napoleonit te rigrupohej dhe te sulmonte vijen mbrojtese te ushtrise otomane. Said Mustafa me repartat e tija shqiptare i mbajti francezet te mberthyer ne nje beteje te eger ne plazhet ranore egjyptiane.
![](https://inex.press/wp-content/uploads/2023/05/640-0-340006294-2663645703803523-2317377244608282789-n-1680950274.jpg)
Sipas deshmitareve angleze qe ndiqnin betejen, francezet po jepnin shenja terheqje kur Gjeneral Murati me nje veprim te shpejte i ndjekur nga kaloresia e tij mundi te thyente rreshtin e pare te mbrojtesve duke arritur vendkomanden e Said Mustafait. Gjenerali Arnaut e qelloi Muratin me kobure ne nofull dhe vete u plagos ne dore nga shpata e Muratit. Te dy gjeneralet te mbytur nga gjaku u gjenden nga trupat franceze qe i terhoqen duke i mjekuar te dy. Napoleoni bazuar ne raportin e betejes dha urdher qe gjenerali arnaut te mjekohej dhe te nderohej per trimerine e tij ne Abukirt.
Me kthimin ne Paris dhe marshimin e tij triumfal, Napoleoni, solli me vete edhe Said Mustafa Pashen i cili ne kujtim te Betejes se Abukirk sot eshte perjetuar nga statuja e tij ne Harkun e Triumfit perballe Gjeneral Muratit, Mbretit te ardhshem te Napolit. Lavdia e Said Mustafa Pashes ne Egjypt u zbeh nder vite vetem nga figura e ndritur e nipit te tij te quajtur Mehmel Ali Pasha Kavalliu, themelues i Egjyptit Modern dhe Perandor i Sudanit.
Piktura nga Baron Antoine Jean Gros. Gjeneral Murati dhe Komandanti i Trupave Otomane Said Mustafa Pasha. Vendodhja Pallati i Versajes
Friza nga Harku i Triumfit Paris. The Arc de Triomphe de l’Étoile in Paris, seen from the Champs-Élysées. battle of Aboukir 25 jul 1799 by Bernard Seure.” – shkruan Tare.