Jahja Drancolli

Rruga e famshme Via Egnatia, në kohët e lashta kishte lidhur Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Ajo rrugë, që të çonte nga brigjet e Adriatikut të Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit (e caktuar zyrtarisht Ḳosṭanṭiniyye në monedhat osmane), ishte shtrirja horizontale e Via Appia, e cila shkonte vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe të Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht të Arbërisë mesjetare, ishin dy qendra të Adriatikut Juglindor ku fillonte Via Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme të Europës Juglindore!

Pikërisht përmes kësaj rruge Sulltan Mehmeti II (1451-1481) ëndërroi të rinovonte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venedikas Niccolò Sagundino, pasi takoi pushtuesin 21-vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venedikase atë vit, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i detit Adriatik nga Durrësi në Brindizi nuk do të paraqiste asnjë vështirësi. Prandaj ai ishte i vendosur të bëhej sundues i Romës dhe i Italisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here