Këto veçori kanë të bëjë me 6 këshilla që ishin të shkruara në kapakun nga brenda pasaportës. Ai ose ajo që nuk i ka rrespektuar në mënyrë strikte këto veçori, iu ka marr e drejta me pas pasaportë, dhe njëkohësisht edhe iu ka konfiskuar ajo.
Ja çfarë shkruhej në të:
1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.
2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.
3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.
4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.
6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.
Këtë njoftim e ka bërë Muharrem Shahini ne rrjetin e tij social në “Facebook” ku e ka publikuar nje kopje te pasaportes shqiptare të kohës së Mbretit Zog. Ku pasaporta paraqet vleren e saj kombëtare, me këshillat për një dashuri ndaj atdheut, familjes dhe të qenurit shqiptar, ka shkruar Shahini i cili edhe vetë është shtetas shqiptar dhe posedon edhe pasaporten shqiptare.