Agron Islami

Në numrin e fundit të Revistës Dituria Islame, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës gjendet edhe një punim i imi mbi formën dhe mënyrën e organizimit të Haxhit gjatë kohës osmane dhe disa të dhëna mbi haxhilerët e Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX.

Suraiya Faroqhi është nga osmanistet e paketa që ka punuar mbi këtë temë dhe si duket monografia e sajë është ndër burimet monumentale për këtë temë. Megjithatë të dhënat për haxhilerët e zonave të Rumelisë (Ballkanit të sotëm) janë të pa eksploruara fare. Deri tani vetëm një traktat i vitit 1780 na fletë për itinerarin e haxhilerëve të Rumelisë dhe vendpushimeve (menzileve) të tyre.

Edhe pse disa “dijetarë” vendor më thanë se ne kemi të dhëna për haxhilerët shqiptar, nuk kam pas rast që të shoh ndonjë të dhënë të shkruar, qoftë edhe punim shkencor mbi rrugëtimin, peripecitë dhe vetë historinë e një udhëtimi të ndonjë shqiptari. Në punimin e botuar në Dituri Islame jam munduar që ti shpërfaq disa emra të haxhilerëve të Rrafshit të Kosovës, ku për referencë kam përdorur epitafet, apo gurëvarret me mbishkrim osman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here